Ina Biçaku: Nëse do të ecësh shpejt, ec vetëm, nëse do të shkosh lart, bashkohu me grupin


Ina Biçaku është një ndër UET Alumni në Universitetin Europian të Tiranës dhe aktualisht  punon si  ‘Përgjegjëse e Sektorit të Përfitimeve Afatshkurtra në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë’. Ajo e konsideron vendimin për  t’u bërë pjesë e UET-it si studente, si zgjedhjen e saj më të mire, të cilën nuk do ta kthente më kurrë pas. Ajo ndau disa momente nga eksperienca e saj në UET gjatë studimeve dhe gjithashtu, shtoi se me sa nostalgji i kujton momentet e mësimdhënies  tepër efikase, duke u përballur me pedagogë që mundoheshin të jepnin më të mirën përpara studentëve

Kur nisët studimet, si e morët vendimin të zgjidhnit një universitet privat dhe veçanërisht UET-in?

Kur nisa studimet në UET më shoqëronte një shprehje: “Nëse do të ecësh shpejt, ec vetëm, nëse do të shkosh lart, bashkohu me grupin”. Dhe këtë bëra, u bashkova me më të mirët, që në moshën 18-vjeçare, sepse kisha dëgjuar për këtë universitet, për vlerat që përfaqësonte, për idetë liberale.

Në vitin 2013 vendimi për të vazhduar në UET ishte vendimi i duhur që mora, sepse jeta ime ndryshoi në të gjitha mënyrat dhe në çdo këndvështrim. Ndaj zgjodha  një nga degët më të mira, Informatikë Ekonomike në profilin Financë- Bankë.

Çfarë gjetët diçka të keqe ose të mirë, që nuk e prisnit në UET?

Në momentin që çdo gjë nisi, njoha njerëz të rinj pafund, të mirë dhe me pozitivitet në fytyrat e tyre duke dashur të na shprehin mirëseardhjen dhe dashamirësinë që i karakterizon. Ajo që gjeta, dhe që sot vazhdoj të ndihem mirë kur e kujtoj, është një staf profesorësh tepër profesionistë që donin të të jepnin çdo gjë që dinin vetëm që ne të arrinim aty ku sot jemi. Çdo gjë ishte ndryshe nga se e mendoja në fillim. UET-i me kalimin e kohës u bë familja ime e dijes.

Kur ndoqët programin mësimor të ciklit tuaj të studimeve, si ishte në raport me pritshmëritë tuaja në atë moment?

Në momentin e parë që vendosa të vazhdoja Informatikë Ekonomike, profili Financë-Bankë, mendoja që nuk do ta arrija atë që doja, por shumë shpejt ndodhi e kundërta u ambientova me degën që kisha zgjedhur dhe pak nga pak fillova ta dashuroja profesionin që po fitoja.

Pasi kryet studimet dhe nisët tentativat e para në botën e punës, çfarë instrumentesh ju dhanë studimet për të avancuar më tej? 

Sot jam në vitin tim të dytë të punës në Administratën Shtetërore. Prej disa kohësh jam në pozicionin ‘Përgjegjëse e Sektorit të Përfitimeve Afatshkurtra’ në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë. Në momentet e para që nisa të punoj, kuptova që çdo gjë që kisha mësuar më vlente, marrëdhënia me qytetarët dhe komunikimi me individë me ide të ndryshme ishte më e lehtë, mbase kjo gjë mund të ishte e fituar gjatë kohës që isha pjesë e ‘Qeverisë Studentore’ në UET.

Çfarë do të donit sot të ndryshonit në raport me studimet që keni bërë në UET?

Asgjë, sepse studimet që kam kryer në UET kanë qenë të njëjta si ato të miqve të mi, të cilët kanë studiuar në universitete perëndimore nga ku çdo leksion i marrë gjatë dy cikleve të studimit tim ka qenë tepër cilësor dhe bashkëkohor me literaturën botërore.

Çfarë do i thoshit sot një maturanti apo dikujt që do te ndjekë studimet në UET?

Maturantëve do t’ju thoja shprehjen që ka qenë motoja ime në momentin që vendosa të studioja në UET:  “Nëse do të ecësh shpejt, ec vetëm, nëse do të shkosh lart bashkohu me më të mirët”.

Mes tri alternativave të studimeve, studimeve në universitet shtetëror, privat apo jashtë vendit, cila është zgjedhja më e mirë për ju? 

Në asnjë moment nuk do ta ndryshoja zgjedhjen që kam bërë si sot e 5 vite më parë, sepse kam 3 arsye të forta për çdo student që vjen në UET:

1- Në UET është cilësia.

2- Është besimi në aftësitë e studentëve.

3- Çdo gjë që mëson në UET kthehet në mburojë, që të krijohet pa e kuptuar për të ardhmen që do të duash të formosh.

Cilën do të veçonit gjatë kësaj periudhe që nga diplomimi deri më sot, arritjen më të rëndësishme profesionale apo të karrierës?

Çdo etapë e jetës ka rëndësinë e saj, por ajo që do të na ndjekë gjithmonë nga pas në çdo arritje që ne do të bëjmë është diploma që ne kemi të vulosur në emrin prestigjoz të Universitetit Europian të Tiranës.

Nga Ada Kacmoli

Shkruar Nga
More from Redaksia

Trump, i vetëm kundër të gjithëve në Asamblenë e OKB-së

    Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton...
Read More