Inati 13-vjeçar i dy vipave italianë


Të enjten mbrëma, moderatorja italiane Ilary Blasi, nuk i la gjë pa thënë ish-fotografit Fabrizio Corona-s, i cili 13 vite më parë publikoi disa foto që dëshmonin tradhtinë e bashkëshortit të saj Francesco Tottti-t.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë, Ilary më në fund mori hak për një nga periudhat kur ka vuajtur më shumë. Fabrizio ishte ftuar për t’i kërkuar falje ish-të fejuarës së tij Silvia Provvedi, që ndodhej në Grande Fratello VIP, për disa deklarata të tipit “nuk e kam dashur kurrë” që kishte thënë më parë në një intervistë.

Ai nuk e priste aspak që të përballej me zemërimin e moderatores Ilary Blasi, e cila i ndërpreu fjalën direkt në transmetim.

Por çfarë ndodhi 13 vite më parë dhe pse gjithë kjo urrejtje?

Në vitin 2005, Flavia Vento u përfol se kishte kaluar një natë pasioni me futbollistin Totti. Në atë kohë, Totti ishte gati të martohej me Blasi-n, e cila priste fëmijën e saj të parë. Në librin e tij të publikuar së fundi, ish-kapiteni i Romës kujton episodin dhe përfshirjen e Corona-s në këtë histori. Stafi i tij në fakt ishte kontaktuar nga Corona, i cili pretendonte se kishte në dorë fotot me Flavia-n dhe ishte i gatshëm t’ua shiste gazetave nëse nuk arrinin një kompromis.

Për të mbrojtur Ilary-n, e cila ishte e mërzitur nga thashethemet, vëllai i Francesco-s pranoi kompromisin por në momentin e fundit, kur Totti dhe Flavia do të martoheshin, Corona i bëri publike fotot.

Kështu, mbrëmë Blasi ia plasi gjithçka para syve Corona-s duke i thënë se duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha lajmet e pavërteta që shpërndan. “E gjithë Italia e ka kuptuar se ti përhap lajme të pavërteta. Nuk e ha unë këtë. Ti duhet të mbash përgjegjësi për atë që thua, nuk mund të vish këtu dhe të bësh shoë. Mirupafshim Fabrizio dhe gjithë të mirat”, ia mbylli fjalën Ilary Corona-s.

Por ky i fundit nuk e la me kaq por foli në një seri videosh të publikuara në Instagram: “A do të dish si shkoi ajo histori? Të erdhi inat që të tradhtoi një muaj para dasmës? Kjo ju ndodh të gjithëve. Merre lehtë. Nuk është se kur je një moderatore dhe ke një pozicion të lartë, mund të thuash çfarë të duash. Mua nuk ma ndien fare për njerëz të fuqishëm”.

“Ka njerëz të rëndësishëm në televizion të cilët e dinë se ajo që shkruan burri tënd në libër është një budallallëk (në librin e publikuar Totti thotë se nuk ka tradhtuar Ilary-n) dhe këtë diskutim nuk duhej ta hapje tani”.

Si përfundim, Corona shpërthen në fyerje për Totti-n dhe kërcënon Blasi-n se do të thotë gjëra të tjera akoma më të këqija por të vërteta: “Zonja, nëse mund ta quajmë kështu Ilary Blasi-n, e cila nuk ka guximin të më përballojë, ma mbylli mikrofonin, por tani do të them të vërtetën time. Nga një vajzë, që u martua me një ish-lojtar futbolli i cili nuk di të thotë një fjalë në italisht, nuk marr mësime. Meqë ke mbyllur mikrofonin, tani do të them të vërtetën siç duhet thënë, përgatitu sepse tani do të shohësh ferrin”, u shpreh ai. Nuk e dimë se çfarë mund të thotë më tepër Corona por nga një ish-paparac mund të presësh gjithçka.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Izet Haxhia vetëdorëzohet në polici: Meqë nuk erdhën të më merrnin…

  Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e...
Read More