Inati sipas shenjave të horoskopit

auto_angry_1483989602-29775411484030318

Në momente të caktuara, të gjithë shpërthejmë nga inati dhe si reagon njëri s’reagon një tjetër. Nëse dikush thyen të gjitha pjatat, por për 5 minuta qetësohet, ka dhe nga ata që nuk i kupton kur mërziten e nuk të flasin për një muaj.

Nuk na takon neve të themi cila situatë është me e mirë, por ajo që dimë është se si e shprehin inatin 12 shenjat e horoskopit.

Dashi mërzitet dhe qetësohet për 10 minuta. Nuk fillojnë zënkat, por dinë si t’I përfundojnë ato. Një dash fal gjithashtu shumë shpejt.

Demi e ka të vështirë të mërzitet, por nëse e kaloni kufirin më mirë të hapni rrugë. Mungesa e drejtësisë dhe besnikërisë bën një dem të nevrikoset.

Binjakët janë të paparashikueshëm kur nxehen. Përdorin fjalë të rënda, e të fyejnë pa dashur.

Gaforret mërziten në qetësi dhe nuk shpërthejnë, por kjo nuk do të thotë që harrojnë lehtë.

Luani do t’ju thotë menjëherë nëse ju e mërzisni atë. Janë pak të ashpër kur debatojnë, por I harrojnë shumë shpejt zënkat.

Virgjëresha nuk nxehtë lehtë e njësoj si gaforrja e kalon në heshtje, pasi I urren përballjet.

Peshoret janë ruajtësit e paqes . U shmangen konflikteve, thonë çfarë kanë për të thënë dhe e lën me aq.

Akrepit i dallohet inati në sy. Mund të rrinë në qetësi, por po shpërthyen kini kujdes.

Shigjetarët nuk nxehen lehtë dhe nuk do I shihni shumë shpesh të mërzitur. Kur janë të tillë priren të jenë sarkastik.

Bricjapët i mbajnë të fshehura emocionet e tyre, e inati nuk bën përjashtim. Nuk e humbasin lehtë kontrollin dhe nuk mbajnë inat.

Ujori i urren zënkat dhe më mirë heq dorë nga një njeri që e mërzit sesa të përballet me të. I kalojnë gjërat shpejt.

Peshqit nëse kanë të mbledhura inate të vjetra, do të shpërthejnë. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk e keni mërzitur ndonjëherë, mos u shqetësoni sepse dhe peshqit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rihanna mahnit me stilin unik për “Paper”

Këngëtarja me famë botërore Rihanna ka realizuar një fotosesion shumë të veçantë...
Read More