Incidenti me shitësen e dyqanit, çfarë i ndodhi Eli Farës sapo ishte kthyer nga SHBA: Ma tha troç!

Sapo ishte kthyer nga Amerika dhe surprizohet me atë që i ngjau sapo shkëmbehet me një shitëse në një dyqan pikturash në Tiranë.

Këngëtarja e dashur e muzikës popullore Eli Fara ka ndarë disa nga eksperiencat e saj në të shkuarën, teksa ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në tv Klan.

Ndërsa ngacmohej vazhdimisht me pyetjet tipike që Fara i ka kryefjalë të intervistave të saj “pse nuk plakesh”, këngëtarja rrëfen një nga eksperiencat e saj ndodhur pas vitit 2000 kur sapo ishte kthyer nga SHBA.

“Hyra në një dyqan pikturash te Rruga e Kavajës. Sa hyra, shitësja vinte vërdallë dhe në një moment më thotë: Sa i ngjan Eli Farës! Vërtet, kush është Eli Fara i thashë me të qeshur. Ajo s’mi ndante sytë dhe sërish më pyeti, po si nuk e njeh atë këngëtaren ti? Dhe një moment të tretë më thotë: Nuk e njeh ti se tani është e madhe, por kur ishte e re ishte yll, ma tha troç”, u shpreh këngëtarja, ndërsa në sallë shpërthyen të qeshurat bashkë me moderatorin Ermal Mamaqi.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Agron Tufa: Ja dokumentet e CIA-s që manipuloi Xhufi për kampin e Tepelenës

Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të...
Read More