Incidenti në punë, elektricisti shqiptar në gjendje të rëndë

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në punë.

Bëhet fjalë për një elektricist i cili është goditur nga flakët gjatë një incidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Breshia, Itali në pasditen e djeshme.

Sipas asaj që informojnë mediat italiane, shqiptari 38-vjeçar ka qenë duke punuar kur është goditur nga një flakë e energjisë elektrike. Ende nuk dihen shkaqet e këtij keqfunksionimi.

Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë kolegët, të cilët kanë njoftuar dhe urgjencën.

Gjendja e tij ka qenë e rëndë, por fatmirësisht i vetëdijshëm.

Më pas ka mbërritur edhe helikopteri që e ka çuar në spitalin e Milanos.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë nisur hetimet për të verifikuar kushtet e punës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rruga drejt lumturisë

Sipas studimeve të fundit, çelësi i lumturisë është të dijmë ku të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.