Indi: Pesë militantë janë vrarë në Kashmir

Zyrtarët e Indisë thonë se së paku pesë militantë të dyshuar janë vrarë nga forcat e sigurisë derisa përpiqeshin ta kalonin kufirin, për të hyrë në Kashmirin e administruar nga India.

Autoritetet thanë se ushtarët e Indisë dje i vërejtën militantët e dyshuar afër linjës së kontrollit, që e ndanë rajonin e kontestuar të Kashmirit në dy pjesë, njëra që administrohet nga Pakistani, e tjetra nga India.

India e akuzon Pakistanin se i strehon militantët, duke i ndihmuar ata për të kaluar matanë kufirit dhe për të kryer sulme në Kashmirin e administruar nga India.

Pakstani i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa militantët i përshkruan si luftëtarë për liri.

Shkruar Nga
More from Revista User

E tmerrshme se çfarë i bëjmë lëkurës

Studimet tregojnë se femrat vendosin rreth 400 kimikate sintetike të ndryshme në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.