Indonezi, rrëzohet një Boeing 737, asnjë i mbijetuar nga 189 pasagjerë…

Një aeroplan i linjes Lion Air Boeing 737 me 189 persona në bord është rrëzuar në det menjëherë pas largimit nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta. Fluturimi JT 610 u drejtua për Pangkal Pinang, në ishujt Bangka Belitung, kur humbi kontaktin.

Grupet e shpetimit kanë gjetur disa mbetje dhe nuk ka asnjë shenjë të të mbijetuarve.

BBC njofton se shkaku i rrëzimit, mbetet i paqartë. Lion Air është operatori më i madh i Indonezisë qe operon “low cost”.

Raportohet se ky eshte aksidenti i parë i madh që përfshin një Boeing 737 Max,  një version i përditësuar i 737.

“Aeroplani u rrëzua në ujë rreth 30 deri në 40 metra të thella”, tha zëdhënësi i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit Yusuf Latif për agjencinë e lajmeve AFP. “Ne jemi ende në kërkim të pjeseve të avionit”.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur pjesët e trupit nga deti. Sende  që besohet se i përkasin pasagjerëve janë gjetur gjithashtu në ujë, duke përfshirë kartat e identitetit apo patentat e drejtimit te automjetit.

“Nuk e dimë ende nëse ka ndonjë të mbijetuar”, u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Muhmmad Syaugi. “Ne shpresojmë, ne lutemi, por ne nuk mund të konfirmojmë.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Modelja më e paguar në botë akuzohet për fotoshop

Një prej modeleve më me influencë në botë, Kendall Jenner është e...
Read More