Industria gjermane mbështet tregun unik pas Brexit

Industria gjermane do t’i japë prioritet tregut unik dhe shkëmbimeve brenda Bashkimit Evropian, edhe pse kjo do të ketë pasoja në marrëdhënien tregtare me Britaninë e Badhe post-Brexit, theksuan disa drejtues ekonomikë për të përjavshmen “The Observer”.

Këto deklarata rrezikojnë pretendimet e David Davis, ministrit britanik të ngarkuar me Brexit, i cili kishte kërkuar që ndërmarrjet gjermane, veçanërisht prodhuesit e makinave të bënin presion ndaj qeverive të tyre për të mbajtur shkëmbimet tregtare me Britaninë e Madhe, një hap i rëndësishëm për eksportet e tyre.

“Të mbrosh tregun unik, që është një projekt evropian themelor, duhet të jetë prioritet i Bashkimit Evropian”, theksoi Dieter Kempf, president i federatës gjermane të industrisë BDI.

“Është përgjegjësi e qeverisë britanike të limitojë dëmet e shkaktuara nga Brexit në çdo anë të La Manshit”, theksoi ai.

“Në muajt që do të vijnë do të jetë shumë e vështirë për të shmangur efektet negative veçanërisht në ndërmarrjet britanike”, shtoi ai.

Ingo Kramer, president i federatës së punonjësve BDA, thekson se kohezioni i 27 shteteve anëtare mbetet prioriteti më i lartë.

Ai kujtoi se aksesi në tregun e përbashkët kërkon respektimin nga secili të katër lirive, lirisë së qarkullimit të të ardhurave, shërbimeve, kapitaleve dhe personave.

“Britania e Madhe do të mbetet një partner shumë i rëndësishëm për ne, por ne kemi nevojë për një marrëveshje të drejtë për secilën prej palëve duke respektuar këtë parim”, deklaroi ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Acar në fund të vitit, temperatura shkon në minus 11 gradë

Moti i kthjellët, por i ftohtë do të vijojë edhe gjatë ditës...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.