Informatika Ekonomike: Një fron i ri në ekonominë “smart”

Epoka e teknologjisë ka sjellë dhe zhvillimin e arsimit në shërbim të një tregu pune që i përgjigjet kohës. Dega më e re e arsimit të lartë është gjithashtu dhe dega më e kërkuar sot nga studentët. Pse Informatika Ekonomike është një trend që i shkon ekonomisë “smart”. Studentët e Universitetit Europian të Tiranës na tregojnë pse kanë bërë një zgjedhje të zgjuar që i përgjigjet kohës ku ata jetojnë. 

Fuqia punëtore është si një “kafshë” vazhdimisht në lëvizje. Ajo ndryshon pasi teknologjia dhe aftësitë e nevojshme për të patur sukses në botën e biznesit zhvillohen me shpejtësi.

Duke patur këtë parasysh, të rinjtë të cilët regjistrohen për herë të parë në universitet parashikojnë se si diploma që ata do të fitojnë, do t’i ndihmojë ata në tregun e punës. Aktualisht, një ndër degët më të kërkuara në botë, por edhe në Shqipëri, është Informatika Ekonomike. I njëjti trend shfaqet dhe në regjistrimet e reja për vitin akademik 2017-2018, ndërsa kjo degë shënon dhe numrin më të lartë të të punësuarve që gjatë kohës së studimeve.

Çfarë është Informatika Ekonomike?!

Sot në botën e biznesit, ka shumë pak procese biznesi apo detyra operacionale, që nuk janë të mbështetura nga teknologjia kompjuterike. Nisur nga kjo, është e pritshme që rëndësia e teknologjisë, të vazhdojë të rritet edhe më tepër në të ardhmen. Ky zhvillim do të rezultojë në një ekonomi globale digjitale, në të cilën kompanitë e ndërlidhura me njëra-tjetrën iniciojnë, rregullojnë dhe shkëpusin shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve duke përdorur sistemet e informacionit. Studentët e Informatikës Ekonomike, luajnë një rol jetësor në këtë evolucion shoqëror.

Prof. dr. Anni Dasho, pedagoge e UET, flet në lidhje me tendencën që të rinjtë kanë për të vazhduar studimet e larta në këtë degë:

Një student zgjedh Informatikën Ekonomike për disa arsye. Së pari, është trend kudo në botë. Zhvillimi i teknologjisë është kudo më i kërkuari, dhe në botë Fakultetet e Teknologjisë së Informacionit janë më të kërkuarat. Së dyti, si qeveria, si biznesi, qoftë ai bankar, i telefonisë mobile etj., e kërkojnë këtë lloj profesioni. Një informaticien i cili ka studiuar informatikë ekonomike në cilindo nga dy profilet, Financë-Bankë apo Menaxhim Biznesi, ka shumë më tepër probabilitet për të suportuar biznesin dhe qeverinë, sepse e njeh biznesin dhe nuk ka nevojë që analizën t’ia kryejë një biznesmen. Gjithashtu, duke njohur dhe teknologjinë ai është një plus për ekipet e IT-së që zhvillojnë software-t dhe aplikacionet e ndryshme. 

Mbështetja adekuate e IT-së është bërë absolutisht e domosdoshme në menaxhimin e shumë proceseve të biznesit, shton ajo, si p.sh. kompanitë softuerike, konsulencat e biznesit, degët e industrisë prodhuese, institucionet e kreditit dhe kompanitë e sigurimeve tek ofruesit e shërbimeve dhe firmat e konsulencës së menaxhimit, pra ekziston një larmi e madhe e mundësive të punësimit.

Profesore Dasho thotë se ka hapësirë punësimi për Informatikën Ekonomike në pothuajse çdo degë të industrisë, por gjithsesi UET po planifikon të hapë edhe një fakultet dedikuar IT-së.

UET planifikon që në një të ardhme të afërt të ndërtojë një fakultet të veçantë të Teknologjisë së Informacionit dhe Inxhinierisë, pra krahas degës së Informatikës Ekonomike që ofron aktualisht. Ndërkohë kërkesat që vijnë nga studentët për t’u regjistruar në Informatikë ekonomike janë po aq të shumta sa edhe kërkesat për të ndjekur Informatikën Ekonomike në shtet,  shprehet ajo për Mapo Universitet.
Flasin studentët: Nga pasioni te trendi i kohës, ja pse zgjedhim Informatikë Ekonomike

Studimi në ciklin Bachelor për këtë degë, zgjat tri vite dhe në përfundim të studimeve studenti përfiton aftësi të orientuara dhe të specializuara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të aplikimeve praktike të saj në sistemin financiar dhe atij bankar, çka e favorizon atë së tepërmi në tregun e punës. Disa studentë të UET që ndjekin këtë degë flasin për mundësitë që iu janë hapur në punësim që gjatë studimeve.

Sara Kosta: Informatikë Ekonomike, dega e suksesit

Sara Kosta nuk i ka nisur akoma studimet, por ka vendosur të studiojë për Informatikë Ekonomike në profilin Financë-Bankë dhe sapo është regjistruar në këtë degë në Universitetin Europian të Tiranës.

Ashtu si shumë të tjerë edhe ajo e ka zgjedhur këtë degë e bindur se kjo është mundësia më e mirë për të krijuar një karrierë të suksesshme.
Zgjodha të studioj në UET për Informatikë Ekonomike, profili Financë-Bankë, sepse mendoj se të siguron një karrierë të suksesshme. Zgjodha këtë degë sepse besoj se ka mundësi të sigurt punësimi dhe krahas kësaj më pëlqen shumë, thotë ajo.
Teksa flet për degën që ka zgjedhur mund ta vësh re fare mirë entuziazmin dhe dëshirën në zërin e saj, për të mësuar dhe për të qenë e aftë në të ardhmen. Ashtu si moshatarë të tjerë të saj, të cilët kanë zgjedhur të studiojnë në këtë degë edhe Sara ka pritshmëri mjaft të larta ndaj degës që do ofrohet në UET dhe sjelljes pozitive që tregu ka ndaj saj.
Planet e mia për të ardhmen janë që të dal me rezultate sa më të larta dhe të jem sa më e aftë në punën dhe karrierën që do të kem në të ardhmen.

Emiljano Baba, studenti që punon në universitet

Pjesë e rrjetit të ekselencës në Universitetin Europian të Tiranës, Emiljano Baba është një student jo vetëm me arritje të larta akademike, por falë talentit dhe angazhimit jashtë mësimeve, ai tashmë është dhe pjesë e stafit të universitetit. Student në vitin e dytë në degën Informatikë Ekonomike, në profilin Menaxhim Biznesi, Emiljano është një shembull mjaft i mirë se si përkushtimi për studimet dhe punën shpërblehet.
Teknologjia është një pjesë e pashmangshme e jetës sonë dhe ndikimi i saj pritet të jetë gjithnjë e më në rritje. Kjo do të thotë që edhe kërkesa për të diplomuar në këtë fushë do të rritet. Krahas pasionit tim e kam zgjedhur këtë degë edhe për mundësitë e shumta që tregu i punës ofron për punësim në këtë fushë. Zgjodha UET sepse vlerësoj se ofron stafin më cilësor dhe meritokracia është në nivelet më të larta se në institucionet shtetërore. Rrëfen Emiljano për suplementin Mapo Universitet në lidhje me arsyet e zgjedhjes së tij.

Që në vitin e parë rezultatet në nota kanë qenë mjaft të larta dhe talenti i tij në praktikë nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Aktualisht jam i punësuar në UET si Pentester me fokus Cyber Security për sistemin e universitetit dhe sigurinë e studentëve. Një argument më shumë që në UET aftësia dhe puna vlerësohet.
Edhe pse i ri në moshë, Emiljano ka filluar të hedhë hapat e parë drejt një të ardhmeje profesionale mjaft të suksesshme por padyshim që ambiciet e tij janë edhe më të mëdha.

Planet për të ardhmen janë që të arrij pozicionin e CISO në një nga kompanitë lider në tregun botëror dhe pse jo të kem një kompani timen në fushën e teknologjisë.
Sigurisht nëse vazhdon me këtë përkushtim me siguri që Emiljano do t’i arrijë së shpejti këto synime që i ka vënë vetes.

Arbiola Karalli, studentja ekselente që i besoi zgjedhjes së saj

Ekselente në mësime, këmbëngulëse dhe kërkuese ndaj vetes. E tillë është studentja e UET, Arbiola Karalli, e cila këtë vit do të përfundojë studimet e ciklit Bachelor në degën Informatikë Ekonomike, profili Financë-Bankë. Ajo është një ndër studentët ekselentë, të cilët kanë zgjedhur të studiojnë në këtë degë, kur kjo e fundit kishte vetëm pak vite që ishte kthyer në degën më të preferuar të maturantëve më të mirë të vendit.

Nëse unë krahasoj vitin në të cilin kam zgjedhur të studioj për këtë degë, dhe vitin e tanishëm, sigurisht që kërkesat janë rritje. Kjo për faktin që tregu ka nevojë për sa më shumë studentë të informatikës ekonomike dhe një student i diplomuar në të, ka mjaft mundësi të punësohet në kompani, si private ashtu edhe shtetërore.

Arbiola na tregon se zgjedhjen e saj e ka bërë me bindje të plotë se ishte e duhura. Rezultatet e shkëlqyera në mësime, edhe më herët në gjimnaz, e favorizonin atë që të zgjidhte cilindo universitet që do të dëshironte.
“Zgjedhja e UET ka qenë një zgjedhje që unë e kam bërë vetë, kam qenë maturante ekselente me një mesatare 10.18 dhe kjo mesatare më favorizonte që të zgjidhja mes shumë universitetesh, si shtetërorë ashtu edhe privatë, por zgjedhja ime ishte UET për disa arsye. E para ishte mësimdhënia, ishin pedagogët për të cilët kisha informacion se ishin shumë të përgatitur, të kualifikuar dhe të gatshëm për të qenë në shërbim të studentëve. Kjo gjë më pëlqeu sepse dëshiroj që kur të dal nesër në jetë të jem e formuar, të mos kem asnjë lloj mangësie. Së dyti, ishin kushtet që më ofronte universiteti, sallat, laboratorët. Në degën që unë kam zgjedhur praktika është themelore për të qenë i suksesshëm në profesion”.
Krahas ekselencës në jetën akademike, të cilën e ka dëshmuar bindshëm me rezultatet e larta dhe fitimin e bursës së ekselencës për tri vite rresht, Arbiola aktualisht është pjesë e stafit të UET, në formën e një intershipi.
Një tjetër pikë e fortë e këtij universiteti është mbështetja që i ofrohet studentëve, veçanërisht atyre ekselentë. Unë aktualisht jam pjesë e një intershipi të ofruar nga UET në zyrat e tij. Gjatë

kohës që unë studioj, pas mbarimit të studimit vij punoj, duke vënë dijet e mia në praktikë dhe duke fituar eksperiencë, gjë që është tepër e rëndësishme, shprehet ajo për gazetën Mapo.

Gëzim Cako: Besoj se kërkesat për këtë degë do vijnë duke u rritur

Të vendosësh për degën në të cilën do të studiosh është një hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen tënde. Kur momenti për të bërë këtë zgjedhje erdhi, Gëzimi, e kishte të qartë përgjigjen; Informatikë Ekonomike.
Kam zgjedhur të studioj Informatikën Ekonomike sepse është një degë e re, është një degë që ka shumë hapësirë për punësim. Përparësia e saj është se përmban dy profile, ekonominë dhe informatikën. Gjatë kohës që ti studion në ciklin Bachelor, kupton pikat e tua të forta dhe të dobëta dhe ke mundësinë të vijosh studimet master dhe të specializohesh atje ku ti e ndjen veten më mirë, qoftë në pjesën e informatikës qoftë në atë të ekonomisë. Me Informatikën Ekonomike gjen hapësire punësimi në institucione shtetërore, si edhe në ato në private dhe besoj se kërkesat për të diplomuar nga kjo degë do të jenë gjithnjë e më në rritje, për shkak se ata mund të mbulojnë mjaft mirë dy degë të ndryshme”, shprehet ai për gazetën Mapo.

Gëzim Cako është një nga studentët më të mirë të vitit të dytë, në degën Informatikë Ekonomike, profili Financë-Bankë.

Në UET mundësitë për të zhvilluar studimet në degën Informatikë Ekonomike janë shumë të mira, kjo jo vetëm për shkak të pedagogëve të kualifikuar, por edhe për shkak të sallave të kompjuterave dhe laboratorëve cilësorë të cilët mundësojnë vënien në praktikë të njohurive teorike që marrim.
Rruga drejt suksesit është ende e gjatë, por e ardhmja që kjo degë premton i motivon studentët si Gëzimi që t’i përkushtohen studimeve të tyre dhe formimit profesional.

Agim Kasaj: Pse informatika është dega me e kërkuar sot?! 

Drejtori i IT-së në UET, Agim Kasaj, jep disa arsye se pse është i rëndësishëm studimi i Teknologjisë së Informacionit (IT) duke e lidhur me epokën ku jetojmë, ku të gjithë jemi të varur nga teknologjia.

“Patjetër që informatika është dega më e kërkuar sot. Çdo i ri dhe e re që ka vendosur të ndjekë studimet e larta sot është rritur me teknologjinë. Është brezi i teknologjisë. Pa filluar ende ditën, ende pa dalë nga shtëpia, secili prej tyre e ka përdorur teknologjinë të paktën disa herë. Kanë hapur celularin, kanë marrë sms ose telefonata, njoftime elektronike nga miqtë, kanë marrë dhe dhënë shumë ‘like’ në rrjetet sociale, postuar foto etj. Ata nuk njohin kasetat, por njohin Iphone dhe Samsung të fundit. Jo vetëm studentët e ardhshëm, por edhe “financuesit” e dëshirave të tyre, prindërit, përballen me teknologjinë në mënyrë të vazhdueshme. Edhe ata e kanë kuptuar rëndësinë e teknologjisë në jetën e përditshme dhe ca më shumë në punën e tyre. Sa më shumë prindërit ndiejnë vështirësi në përdorimin e teknologjisë, aq më shumë duan që fëmijët e tyre t’i futen kësaj fushe dhe të bëhen të aftë për epokën që tashmë ka ardhur, thotë Kasaj.

Në këtë mënyrë njohuritë kompjuterike bëhen të domosdoshme për çdo vend pune.

Teknologjia na prek të gjithëve në pothuaj çdo moment të ditës, në ambientet e punës apo të argëtimit. Zor se gjen sot një lloj pune që nuk kërkon përfshirjen e teknologjisë. Çdo vend pune, sado i thjeshtë, kërkon që të përdorësh një kompjuter, laptop, apo celular. Është e vërtetë që çdokush po bëhet gjithnjë edhe me i aftë në përdorimin e teknologjisë, por paradoksalisht kjo ka shtuar kërkesën për profesionistë në fushën e teknologjisë edhe më të zotë. Sa më shumë përdoret teknologjia, aq më shumë ekspertizë kërkohet për sfida më të mëdha. Bizneset kërkojnë gjithnjë e më shumë zgjidhje teknologjie specifike të përshtatura me nevojat e tyre dhe nevojat e konsumatorëve të teknologjisë janë gjithnjë e më “tekanjoze”. Përdorimi i teknologjisë në biznes, në komunikim, në marrëdhëniet njerëzore, në edukim, në tregtinë elektronike sofistikohet çdo ditë. Kjo është kuptuar qartë nga prindërit dhe studentët e ardhshëm, ndaj dhe kërkesa për studime në fushën e teknologjisë do të vazhdojë të njohë vetëm rritje, shprehet Kasaj.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Katër qeveritë teknike në Shqipëri të ndryshme

Nga qeveritë e shpeshta teknike në fillim të viteve 90’ në çuditë...
Read More

2 Comments

  • Hi! This is my very first comment here so I really wanted to say a quick shout out and say I truly enjoy reading through your blog posts. Can you recommend any other blogs that deal with lawyer for mesothelioma? I’m as well really intrigued by that! Thank you so much!

Leave a Reply

Your email address will not be published.