Inis Gjoni: Balerina, aktorja, regjizorja, moderatorja, mamaja… gjithmonë në formë!

 
 

Bukuroshja Inis Gjoni vijon të tërheqë vëmendjen.
Mosha e saj do t’ju habisë, sot ajo duket sa gjysma e viteve që ka mbi supe.

Megjithëse koha ka kaluar dhe ajo nuk po lançon projekte të reja, regjizorja dhe aktorja Inis Gjoni mbetet po e njëjta bukuroshe që ka qenë dikur.

Mirëpo mosha e Inisit nuk është ajo që të gjithë e kishin menduar. Regjisorja ka lindur në vitin 1976 dhe aktualisht është 42 vjeçe. Megjithatë, me pamjen tërheqëse dhe shumë në formë, ajo duket sa gjysma e moshës që ka.

Regjisorja është akoma një ndër personazhet më të dashura për publikun, i cili vijon ta ndjekë me shumë kureshtje në aktivitetin e saj.

Në një shfletim në Instagramin e saj tregon se ajo është shumë e thjeshtë.

Ish-balerina, që tashmë i është përkushtuar tërësisht teatrit, poston vazhdimisht foto nga provat e shfaqjeve, ose foto të thjeshta, si xhiro me makinë.

Ndryshe nga shumë personazhe të njohura që ofrojnë për ndjekësit e tyre, vetëm sete fotosh profesionale ose foto ku pozojnë dhe provokojnë, Inisi vijon të kërkojë dashurinë e publikut me natyrshmërinë dhe pjesë nga përditshmëria e saj.

Inis Gjoni dhe e bija: “Bëmë mama të të ngjaj!”
“Bëmë mama të të ngjaj”, kjo shprehje vlen shumë kur shikon fotot e regjisores Inis Gjoni së bashku me vajzën saj, Coco Antonel.

Duket se gjithçka shkon në gen pasi Inis Gjoni i mëson të bijës baletin.

Bukuroshja me kaçurela, prej disa kohësh po i mëson vajzës së saj të vogël, Coco Antonel, baletin.

Një foto në një sallë kërcimi, Inis shfaqet shumë në formë dhe në krah të saj, është dhe e bija, e cila po mëson një ndër ushtrimet e parë të pozicionit në baletin klasik, që quhet “batmatandy”.

Mbetet për t’u parë nëse dhe vogëlushja Coco Antonel do të ndjekë gjurmët e së ëmës, në baleti

Vetë artistja ka ndarë në profilin e saj në Instagram, disa foto me të voglën, ku të dyja shfaqen të veshura njëlloj. Xhaketë lëkure me streçe të zeza dhe me këpucë të kombinuara perfekt me veshjen, Inisi dhe Coco janë në sintoni të plotë më njëra-tjetrën.

    

Kjo nuk është hera e parë që Inisi publikon foto ku ajo dhe e bija janë të veshur në të njëjtën mënyrë. Duket se vajza e ekranit dëshiron që shija e saj e hollë përsa i takon veshjeve të pasqyrohet dhe tek vogëlushja, që mban emrin e një prej ikonave të modës, Coco Chanel.

Pas angazhimit në shfaqjen “Mbroni shpellarin” kohë më parë, një pjesë që vinte si një formë terapie për çiftet në krizë, duket se artistja është rikthyer në rutinën e saj si një nënë single.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kronikë e një vrasje të (pa) paralajmëruar

Shënime për romanin Rrënimi të Leonard Veizi, botim i shtëpisë botuese “Buzuku”,...
Read More
CLOSE
CLOSE