“Inspektori i çan kokën me pistoletë një femre”, policia i përgjigjet Berishës: Oficeri nuk ka qenë në punë, por…

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, shkruante sot se një oficer policie në Krujë i ka vendosur pistoletën në kokë një gruaje dhe ngjarja është fshehur.

Por Policia e Shteti në një reagim zyrtari është përgjigjur Berishës dhe shkruan se  janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe ligjore për oficerin dhe ngjarja nuk është fshehur.

REAGIMI I PLOTË

Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti S.Berisha, ku pretendohet se janë fshehur dy ngjarje nga Komisariati i Policisë Krujë, informojmë se:

Për ngjarjen ku është përfshirë në konflikt një oficer policie pranë Komisariatit të Policisë Krujë, janë kryer të gjitha veprimet e duhura ligjore.

Konflikti ka ndodhur më datë 23.08.2018, rreth orës 17:00, në rrugën “Kala” ku për motive të dobëta, të çastit (zënie rruge me mjet, për përparësine e kalimit) dhe janë konfrontuar fizikisht shtetasit B.T. 66 vjeç, K.T. 31 vjeç (nipi i B.T.) dhe D.T. (mbesa e B.T.) banues në Krujë me shtetasit E.Q. 36 vjeç, punonjës policie dhe A.Q.41 vjeçe, motra e E.Q.

Oficeri i Policisë nuk ka qenë në detyrë kur ka ndodhur konflikti.

Në respekt të paanshmërisë së hetimeve, të gjitha veprimet hetimore mbi ngjarjen e mësipërme janë kryer nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë duke filluar procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve B.T. dhe K.T. për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.

Komunikata nga Oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë është dhënë ditën e sotme dhe do të pasqyrohet në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit ditën pasardhëse.

 

Në lidhje me ngjarjen ku në garazhin e shtetasit Sh.Sh. është vendosur një sasi lëndë shpërthyese informojmë se njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në komunikatën e publikuar sot.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Peter Beyer: ‘Në të ardhmen e afërt Merkel të përzihet më shumë në Ballkan’

    Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit...
Read More