Instinkt i pagabuar: Qeni mund ta dallojë vjehrrën e keqe!

dog

Nëse edhe ju besoni se kafshët janë në gjendje të dallojnë njerëzit e këqinj, as që jeni i vetmi, as që gaboni

Sigurisht ndonjëherë keni pyetur se pse qeni juaj disa njerëz i admiron, kurse të tjerët i injoron apo ndoshta shprehë armiqësi ndaj tyre.

Pa dyshim se shumë herë keni dëgjuar, sigurisht edhe vetë e keni thënë se qeni e din kush është njeri i keq.

Nëse jeni të bindur se kjo është e vërtetë, nuk jeni i vetëm. Në fakt, ekzistojnë hulumtime shkencore që definitivisht shkojnë në favor të kësaj teze.

Eksperti i njohur për sjelljen e qenit Stanley Coren tregon shembullin e një shoqe të tij e cila ka vërejtur marrëdhënie të çuditshme të qenit të saj ndaj nënës së burrit të saj, shkruan Petmagazine.rs.

Një ditë një e njohur, e cila ka një retriver gazmorë dhe miqësorë, pyeti vjehrrën e saj t’i ndihmojë ta drejtojnë qilimin i cili është rrudhur. Vjehrra këtë lutje e ka injoruar dhe ka vazhduar rrugën. Të nesërmen sjellja e qenit ndaj saj ndryshoi. E injoronte tërë ditën dhe madje refuzoi edhe ëmbëlsirën kur i ofroi vjehrra.

“Nëse dikush refuzon të ju ndihmojë apo sillet jomiqësorë ndaj jush, ka shumë mundësi që qeni juaj fillon ta shmangë këtë person në të ardhmen”, ka shpjeguar Coren.

Ka mbetur e paqartë, megjithatë, nëse qentë i shohin njerëzit për shkak të përfitimit të tyre direkt (si sinjal se mund të fitojnë ëmbëlsirë nga dikush) apo përpiqen të kuptojnë se çka po ndodhë që të formojnë mendim të përgjithshëm për natyrën dhe personalitetin e personit në fjalë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Disa këshilla si të pasuroheni më shpejt…

Kush nuk dëshiron të bëhet një miliarder? Duket se të gjithë e...
Read More