Integrimi: Pse Sebastian Kurz mendon njësoj si Edi Rama?

Në betejën për të fituar nisjen e negociatave, kryeministri Edi Rama ka fituar një aleat.

Bëhet fjalë për kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Kryeministri riosh është shprehur se është në favor të hapjes së shpejtë të negociatave me Shqipërinë.

Madje ai do presë edhe kryeministrin Edi Rama.

Pavarësisht se ‘peshorja’ e qeverisë së tij anon shumë djathtas, Kurz thotë se hapja e negociatave duhet të bëhet për të kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe për të shmangur konfliktet.

Në këtë drejtim, ai mendon njësoj si kryeministri Edi Rama.

“Sa më e keqe perspektiva për anëtarësim e këtyre vendeve, aq më e madhe mundësia që të ketë ndikim të vendeve si Turqia apo Rusia në këtë rajon,” tha Kurz.

Vendet që kundërshtojnë hapjen e shpejtë të negociatave me Shqipërinë janë Gjermania, Franca, Holanda dhe Finlanda.

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More