Intesa Sanpaolo Bank Albania përuroi Degën e saj më të re në Rrugën “Bardhyl”

 
 

Në ceremoninë e përurimit morrën pjesë drejtuesit e lartë të Bankës, përfaqësues të Ambasadës Italiane, të Qeverisjes Vendore, klientë e partnerë.

Në fjalën e hapjes, Z. Silvio Pedrazzi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe i zgjedhur së fundmi si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave ndau urimet e tij me të pranishmit, duke vlerësuar punën e bërë për krijimin e një ambienti miqësor, transparent, të ngrohtë e plot dritë, që përfaqëson ekzaktësisht vlerat që Banka dëshiron të përcjellë tek të gjithë aksionerët e saj: klientët, kolegët dhe furnitorët, një ambient ku të gjithë të ndihen si në shtëpi.

“Ne e nisëm zbatimin e këtij stili të ri paraqitje e arredimi të ambjenteve të Bankës me Degën Qëndrore në Rr. ‘Ismail Qemali’ dhe po vijojmë hap pas hapi në të gjithë rrjetin e degëve tona. Ne besojmë se të qenit të hapur dhe transparent, siç është kjo degë, mbetet faktori kryesor i suksesit në përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënies mes Bankës dhe klientëve të saj. Le të shpresojmë që prezenca jonë në këtë zonë të qytetit të jetë një kontribut i mëtejshëm në zhvillimin e tij dhe të vendit” – tha Z. Pedrazzi.

“Ne jemi të frymëzuar nga vlerat që ndajmë me të gjithë Grupin Intesa Sanpaolo, ne duam të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent, të vendosim marrëdhënie afatgjata me të gjithë klientët tanë individë, biznese e institucione. Ne duam të ofrojmë kredi me interesa të ulta e depozita që u përshtaten nevojave të klientëve duke mos harruar që kursimet e qytetareve shqiptarë në këtë rast, janë asetet për të cilat ne duhet të kujdesemi më shumë. Le te mos harrojmë që Bankat janë krijuar shekuj më parë për të mbrojtur kursimet e klientëve dhe më pas për të dhënë hua.

Misioni ynë kryesor është të kujdesemi për kursimet e qytetarëve. Për të arritur këtë Banka duhet të jetë e fortë dhe një biznes i qëndrueshëm,  me një kapital të përshtatshëm dhe mbi të gjitha një kapital njerëzor të fuqishëm, duke përfshirë këtu të gjithë njerëzit që punojnë në Bankë dhe që kanë marrëdhënie të përditshme me klientët. Ky është misioni ynë dhe ne mendojmë se në Shqipëri jemi perfektshmërisht në rrugën e duhur: kemi një biznes që po rritet, kemi nivelin e duhur të përfitimeve, po investojmë dhe ky është një fakt, dhe po japim hua. Vitin e kaluar, në 2017, Banka pati një rritje dyshifrore në totalin e kredive për “Retail” dhe Korporata, ndër më të mirat në sistemin bankar shqiptar.

Ne jemi “të pastër” (të bazuar në ekonominë reale) dhe duam të mbetemi të tillë, pasi kjo është shumë e rëndësishme për ne. Jemi një Bankë që duam vazhdimisht të përmirësohemi, dhe nëse ka gabime sado të vogla, t’i korrigjojmë ato. Ky është misioni ynë, kjo është ideja në të cilën besojmë dhe do e shtyjmë përpara këtë synim çdo ditë pune që vijon.” – u shpreh

Serafino Stajano, Drejtues i Sektorit të Tregtise dhe Ekonomisë në Ambasaden Italiane në Tiranë përshëndeti eventin duke përcjellë dhe urimet e Ambasadorit Italian Z. Alberto Cutillo, si dhe vlerësoi hapjen e Degës se Re dhe punimin cilësor të saj. “Intesa Sanpaolo është një shtyllë themelore e sistemit bankar Italian dhe gjithashtu një institucion bankar shumë i rëndësishëm në Shqipëri” – u shpreh ai – “Kjo është ekzaktësisht ajo që i duhet Shqipërisë, duke konsideruar sfidat e rëndësishme që e presin vendin në të ardhmen, zhvillimin ekonomik që po perjeton tani dhe arritjet ekonomike e tregtare që çdokush pret prej Shqipërisë.

Këto do të ishte e vështirë të arriheshin pa një sistem bankar solid, serioz e transparent. Ambasada Italiane ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet një mbështetëse e iniciativave dhe veprimeve që banka ndërmerr për t’u shërbyer më së miri klientëve të saj indidivë, institucioneve e bizneseve të vogla e të mesme, që janë kategori kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit.”

Ergesta Ninga, Administratore e Njësisë Nr. 3 në Tiranë e nisi fjalën e saj përshëndetëse duke falenderuar e vlerësuar Bankën për hapjen e këtij filiali të ri në territorin e Njësise Administrative nr. 3, që do mundësojë më shumë facilitete për këdo banor që e lidh puna me aktivitetin bankar. “Ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi dhe ju jam mirënjohëse për punën me vlerë që bëni për ofrimin e shërbimeve të shpejta, të sigurta e cilësore. Investimet serioze e të bukura kthehen në pasuri për qytetin dhe komunitetet ku ju ushtroni veprimtarinë tuaj. Në këtë rast i keni dhënë një vlerë të shtuar kësaj pjese të Rrugës Bardhyl.” – u shpreh Znj. Ninga.

Më pas të pranishmit në këtë përurim, klientë të Bankës e personalitete të fushës së biznesit dhe kolegë e drejtues të Bankës shijuan kokteilin e rastit duke pasur mundësinë e takimeve  mes tyre, për të shkëmbyer ide e perspektiva, me synim forcimin e kësaj marrëdhënieje simbiotike e afatgjatë mes Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe klientëve të saj.

——-

Intesa Sanpalo Bank Albania është një bankë lider në Shqipëri, që ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe produkte e shërbime inovative e cilësore për individë, kompani e institucione, duke shërbyer përmes një rrjeti të gjerë degësh në qytetet kryesore e duke vijuar shtrirjen e saj strategjike në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

 

www.intesasanpaolobank.al
Intesa Sanpaolo Bank AlbaniaPR & Marketing Communication Office

Tel.: +355 4 2276440; +355 692438584/686052519

Email: [email protected]

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tjetër sukses për Rita Orën

Në festivalin e BBC Music’s Biggest Weekend nuk mund të mungonte këngëtarja...
Read More