INTESA SANPAOLO BLEN VENETO BANK NË SHQIPËRI

 Intesa Sanpaolo rrit prezencën e saj në tregun strategjik Shqiptar dhe mirëpret klientët dhe punonjësit e Veneto Bank në Shqipëri

 Tiranë, 29 Qershor 2017 – Në vijim të blerjes nga Intesa Sanpaolo SpA të disa aseteve dhe detyrimeve të Veneto Banca SpA duke përfshirë dhe Veneto Bank në Shqipëri, Intesa Sanpaolo, mirëpret ngrohtësisht klientët dhe punonjësit e Veneto Bank në Shqipëri, në familjen e Intesa Sanpaolo-s.

Blerja, subjekt aprovimi i autoriteteve përkatese, rrit prezencën e Intesa Sanpaolo-s në tregun strategjik Shqiptar, dhe menjëherë klientët shqiptar përfitojnë siguri dhe mundësi për kreditim.

Në fakt të gjithë klientët e Intesa Sanpaolo gëzojnë fuqinë, qëndrueshmërinë dhe shërbimet e ofruara nga një prej Grupeve më të mëdha dhe më të forta bankare në Europë me 19 milionë klientë dhe 5000 degë në 40 vende në të gjithë botën.

Intesa Sanpaolo operon në Shqipëri përmes 2 njësive:

  • Intesa Sanpaolo Bank Albania me zyrat qendore në Tiranë dhe 31 Degë në të gjithë Shqipërinë
  • Veneto Bank me një rrjet prej 15 Degësh.    

“Si Drejtues i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Intesa Sanpaolo-s, është një kënaqësi e madhe të mirëpres në Grupin tonë klientët dhe punonjësit e Veneto Bank në Shqipëri” tha Ignacio Jaquotot.

“Unë kam jetuar dhe punuar në Shqipëri për disa vite dhe jam i sigurtë se kjo blerje do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira të biznesit mes Italisë e Shqipërisë” tha Silvio Pedrazzi, Drejtor Ekzekutiv, Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.a.

Intesa Sanpaolo

Intesa Sanpaolo është mes grupeve më të mëdha bankare të zonës Europiane dhe është Banka lider në Itali në të gjitha kategoritë e biznesit (shërbime për individë, biznese dhe menaxhim pasurie). 

Grupi i ofron shërbimet e tij rreth 11.1 milionë klientëve përmes një rrjeti prej më shumë se 3900 degësh të shpërndara më së miri në të gjithë Italinë, me një pjesë tregu prej jo më pak se 12 % në shumicën e rajoneve të Italisë. 

Intesa Sanpaolo ka një prezencë të përzgjedhur në Europën Qëndrore e Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore me mbi 1100 degë dhe rreth 7.7 milionë klientë, të cilët i perkasin Filialeve të Grupit që operojnë si banka tregtare në 12 vende. 

Për më tepër, një rrjet ndërkombëtar specialistësh është në mbështetje të klientëve korporatë, të shpërndarë në 28 vende, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore si dhe në ato zona ku kompanitë Italiane janë më aktive, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë.

Intesa Sanpaolo

Media Relations, Corporate & Investment Banking and International Media

+39 0287963851

[email protected]

 

Intesa Sanpaolo Bank Albania SA

PR & Marketing Communication Office

Rr. “Ismail Qemali” No.27, Tirana, Albania

Tel.: +355 4 2 276 113

Mob.: 0692438584 / 0686052519
[email protected]

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Rama 2”, si ndryshon qeveria e re, Ruçi drejt kreut të Kuvendit

Tre ditë para mbajtjes së Asamblesë Kombëtare shtohet akthi në radhët e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.