Intesa Sanpaolo mbylli marrëveshjen për blerjen e Grupit Morval Vonwiller Holding SA

Milan / Gjenevë , 23 Gusht 2017 – Intesa Sanpaolo dhe aksionerët e Morval Vonwiller Holding SA (Grupi) kanë arritur në një marrëveshje për shitjen dhe blerjen e Grupit, duke përfshirë Bankën Morval SA.

Marrëveshja është në të njëtën linjë me planin strategjik të Intesa Sanpaolo-s për të përforcuar prezencën në tregjet internacionale në fushën e Private Banking. Prezenca e Grupit në Gjenevë do t’i  mundësojë Divizionit të Private Banking të Intesa Sanpaolo, momentalisht prezent në Lugano, Londër dhe Luksemburg, të zgjerojë më tej gjurmën e tij gjeografike.

Në vijim të përfundimit të transaksionit, Grupi do të përfitojë nga madhësia, qëllimi dhe fuqia financiare e Intesa Sanpaolo. Kjo nismë do të mundësojë pëfitime të mëdha tek klientët dhe punonjësit e Grupit, duke ofruar avantazhet e kombinuara të pozicionimit të Bankës Morval si një butik ndërkombëtar i Private Banking dhe të statusit të Intesa Sanpaolos si një institucion financiar lider në Europë.

Anëtarët e familjes Zanon di Valgiurata (të cilët themeluan Grupin) momentalisht të përfshirë në menaxhimin e Grupit do të qëndrojnë si një pakicë aksionerësh dhe do të vazhdojnë të përfshihen në menaxhimin e marëdhënieve të Grupit.

Transaksioni është subjekt i marrjes së të gjitha autorizimeve të nevojshme rregullative.

Intesa Sanpaolo SpA

Intesa Sanpaolo është një nga grupet bankare lider në Europë dhe lideri Italian në shërbimet bankare për individë dhe biznesin e vogël,korporatë dhe aktivitetet menaxhuese të pasurive. Grupi ofron shërbimet e tij për 12,3 milion klientë nëpërmjet një rrjeti prej 4,600 degësh të mirë shpërndara në të gjithë Italinë, duke përbërë jo më pak se 12% të aksioneve të tregut në shumicën e rajoneve Italiane.

Intesa Sanpaolo ka një prezencë të selektuar në zonat e Europës Qëndrore Lindore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore me 1.100 degë përafërsisht dhe 7.7 milion klientë të cilët  i përkasin filialeve të Grupit, që operojnë si Banka tregtare në 12 shtete. Për më tepër Grupi përfiton nga rrjeti ndërkombëtar dedikuar shërbimit ndaj klientëve korporatë me një prezencë në 27 shtete.

Banka Morval SA

Morval është krijuar më 1974 si një kompani Zviceriane në menaxhimin e aseteve. Pasi siguroi liçensën bankare më 1989, kompania u kthye në Banka Morval SA. Me zyra qëndrore në Gjenevë dhe zyra në Lugano, Banka Morval u specializua në menaxhimin e fondeve dhe pasurisë nëpërmjet Morval Vonwiller Holding Group.

Morval Vonwiller Holding SA

Morval Vonwiller Holding SA është rregjistruar me “Registre du Commerce” të Cantonit të Obwalden në Samen. Nëpërmjet Bankës Morval dhe kompanive të tjera të Grupit, Morval Vonwiller Holding SA ofron të gjitha shërbimet e një organizate bankare të specializuar në menaxhimin e fondeve dhe pasurisë.

Për më shumë Informacion:

INTESA SANPAOLO

Media Relations

Corporate & Investment Banking and International

Media

Tel. +390287962052/2489

[email protected]

Banque Morval SA

Maria Antonietta Potsios

T: +41 (0)22 839 92 00

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Narcos’ Made in Albania/ Gazetari Hoxha: Në Ekuador plagosën bosin e kokainës!

Lajmi për plagosjen e një shqiptari në Ekuador është komentuar me detaje...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.