Invalidët, jetimët dhe studentët, kategoritë që përfitojnë transport falas

Zbardhet udhëzimi për transportit publik të udhëtarëve, sipas të cilit së shpejti do të aplikohen pagesa elektronike. Udhëzimi i fundit i Këshillit të Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton llojet e kartave e biletave elektronike, si edhe biletat në format letër me çmim të printuar. Biletimi i ri do të jetë funksional si në transportin urban, ashtu edhe në atë rrethqytetës, ndërqytetës dhe ndërkombëtar. Blerja e një bilete në formatin elektronik do të bëhet e mundur falë kartave Smart/financiare bankare, e cila është një kartë plastike që përdor një sërë teknologjish për t’u lidhur me lexuesin përkatës ose e cila mund të funksionojë pa kontakt me këto pajisje certifikuese e kontrolluese. Këto karta do të ndahen në dy kategori: të personalizuara me të dhënat e mbajtësit dhe jo të personalizuara (pa fotografi, emër apo të dhënë tjetër personale).

Disa kategori qytetarësh do të përfitojnë shërbim falas brenda qytetit. Për përdorimin e këtyre kartave të personalizuara, e drejta duhet rinovuar çdo gjashtë muaj. Për të ofruar një alternativë tjetër ndaj kartave smart, udhëzimi parashikon edhe përdorimin e biletave elektronike prej letre me shirit magnetik, të cilat do të jenë me 1 deri në 10 përdorime, sipas tarifës së udhëtimit. Sistemi i ri i biletave të transportit publik do të ofrojnë edhe mundësinë të rinovohen apo rimbushen, ndërsa dizajni dhe modelimi për kartat smart dhe biletat elektronike prej letre do të bëhet nga Ministria e Transporteve ose nga njësitë vendore. Sa i takon përdorimit të biletave elektronike apo biletave në formë letre me çmim të parashtypur, Ministria e Transportit do t’ia lërë në dorë qeverisjes vendore nëse duan t’i aplikojnë brenda jurisduksionit të tyre.
Biletat
Njësitë e qeverisjes vendore përcaktojnë vetë nëse në shërbimin e transportit publik brenda juridiksionit të tyre, do të përdoret formati i biletave me çmim të parashtypur, ose në formatin e biletimit elektronik në përputhje me dispozitat e këtij udhëzimi.

Çmimi
Bileta tatimore me çmim të parashtypur për një udhëtim në transportin qytetës/rrethqytetës /ndërqytetës dhe transportin ndërkombëtar rrugor përmban në krye të saj të shënuar: Republika e Shqipërisë; Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në mes shënohet lloji i biletës (qytetës/rrethqytetës/ndërqytetës dhe/ose transporti ndërkombëtar rrugor). Më poshtë shënohet çmimi (tarifa) e udhëtimit. Në fund, në cepin e djathtë, shënohet “Kodi i prodhimit” dhe “nr. serial”. Në krahun e majtë vertikalisht shënohen për efekt kontrolli përkatësisht “nr. serial” dhe “Kodi i prodhimit”. Në biletat e transportit rrethqytetës dhe ndërqytetës shënohet edhe tarifa përkatëse. Tarifat e biletave të transportit rrethqytetës të udhëtarëve miratohen me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 17 prill 2017

DASHI 21/3 - 20/4 Përqendrohuni te marrëdhënia juaj në çift për të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.