Irakianët hapin front të ri për të rimarrë Mosulin

irak

Forcat e armatosura irakiane thonë se kanë hapur një front të ri në operacionin kundër militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) në qytetin e Mosulit.

Trupa të reja po përparojnë nga veriu drejt enklavës që po mbahet nga ISIS në veri-perëndim të qytetit.

Ata do të bashkohen me trupat që tashmë po përparojnë nga jugu, të mbështetur nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria irakiane thotë se ka rimarrë 70 përqind të Mosulit perëndimor gjatë ofensivës që filloi në shkurt.

Drejtuesi i operacionit, gjenerallejtënant Abdul-Amir Yarallah tha për televizionin irakian se operacioni ka për qëllim çlirimin e rretheve Mosherfa, el-Kanes dhe al-Hermat,

Këto fusha përfshijnë qendrën e vjetër të qytetit dhe xhaminë prej nga lideri i ISIS –it, Abu Bakr al-Baghdadi, pati shpallur krijimin e një “kalifati” në vitin 2014, pak kohë pasi qyteti ra në duart e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

70% e meshkujve, “frikë” nga femrat me tatuazhe

Në Francë, 15% e femrave eksperimentojnë me të paktën një tattoo. Në...
Read More