Iran, avioni i parë Airbus vjen në Teheran

aeroplani-iran-480x320

I pari nga 100 avionët e transportit Airbus erdhi të enjten në Iran pas heqjes së sanksioneve ekonomie nga SHBA me marrëveshjen historike të aktivitetit bërthamor. Avionët e rinj duket se do të nisin një epokë të re për republikën islamike e cila kishte nevojë të ngutshme për mjete të transportit ajror civil.

Avioni i ri i kompanisë shtetërore Iran Air u ul në aeroportin e Teheranit pasi fluturoi nga qendra e kompanisë Airbus në Toulouse, Francë. Pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare në 2015 Irani po përpiqet të modernizojë flotën e tij që kishte vetëm avionë të prodhuar në 1979.

Iran Air ofron fluturime direkte në më shumë se 30 destinacione ndërkombëtare, dhe përveç marrvshjes me Airbus ka një kontratë dhe me prodhuesin amerikan Boeing, për 80 avionë, prej vitit që vjen. Kjo e fundit është marrëveshja e parë madhore e biznesit mes Iranit dhe SHBA, që prej pushtimit të ambasadës amerikanë në Teheran gjatë Revolucionit Islamik në 1979.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si ta mbështillni dhuratën si profesionist

Shikoni disa truqe të cilat do t’ju ndihmojnë që dhurata juaj të...
Read More