Iran kërcënon: Do të rrisim gamën e raketave që mund të godasin Evropën

Nuk është vetëm Koreja Veriore, por tashmë edhe regjimi i Iranit ka lëshuar një kërcënim të frikshëm për Evropën, duke paralajmëruar se do të rrisë gamën e raketave të afta për të goditur kontinentin e vjetër, raporton “the Daily star”.

Nënkryetari i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëroi se mund të rrisë gamën e raketave në mbi 2 mijë kilometra të mjaftueshme për të goditur Evropën.

“Nëse ne kemi mbajtur gamën e raketave tona në 2 mijë kilometra, kjo nuk është për shkak të mungesës së teknologjisë, ne po ndjekim një doktrinë strategjike”, ka thënë gjenerali i brigadës, Hossein Salami.

“Deri tani ne kemi ndjerë se Evropa nuk është një kërcënim, kështu që nuk e kemi rritur gamën e raketave tona. Por nëse Evropa dëshiron të kthehet në një kërcënim, ne do të rrisim gamën e raketave tona”, ka thënë më tej ai.

Komentet e tij vijnë pasi Franca bëri thirrje për një dialog “pa kompromis” me Republikën Islamike rreth programit të raketave balistike.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Teheranin për furnizimin e rebelëve Houthi të Jemenit me një raketë që u qëllua në Arabinë Saudite në korrik.

Ajo i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara ta mbajnë vendin përgjegjës për shkeljen e dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet misteri për kryqin gjigand në një pyll në Britani

Misteri i kryqit gjigant i shfaqur në një pyll pranë kufirit britanik...
Read More