Irani dënon sulmin ajror amerikan kundër Sirisë

rrakete

Irani dënon ashpër sulmet amerikane kundër një baze ushtarake siriane, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghassemi, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve, Fars.

“Ne dënojmë këtë veprim të njëanshëm dhe këtë sulm kundër bazës ajrore Al-Chaayrate me pretekstin e një sulmi të dyshuar kimik, të martën në Khan Cheikhoun”, deklaroi Ghassemi.

Sulmi i së martës shkaktoi 84 të vdekur, përfshirë 27 fëmijë.

Presidenti amerikan, Donald Trump u kërkoi dje në mbrëmjë vonë kombeve të civilizuara që t’i jepnin fund gjakderdhjes në Siri, pasi kishte urdhëruar fillimisht sulme ajrore kunder një baze ajrore të forcave qeveritare siriane.

‘’Sulmi që urdhërova ishte kundër bazës ajrore nga ku ishin nisur avionët që kryen sulmin kimik. Nuk ka dyshime se Siria ka përdorur armë të ndaluara’’, deklaroi Trump

Shkruar Nga
More from Revista User

Bebe kërkon partner për Shën Valentin

Festa e Shën Valentinit po afrohet dhe çiftet veçse kanë filluar të...
Read More