Irani kërcënon marinën amerikane në Oman

SHBA-të dhe Irani janë shumë afër një konflikti pasi një flotë iraniane urdhëroi anijet amerikane të linin ujërat pranë stërvitjeve të tyre, shkruan “Daily star”.

Ushtria lokale ka pohuar se ka kërcënuar dhe ka ndjekur dy anije amerikane gjatë një serie të stërvitjeve të luftës në Detin e Omanit.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar se janë në kontakt me forcat iraniane, por ende e kanë kryer misionin e tyre.

Por ushtria iraniane ka pohuar se anijet ishin paralajmëruar se duhej të largoheshin nga zona e stërvitjes.

“Këtë mëngjes dhe në orën e parë të stërvitjeve, dy anije luftarake të koalicionit që kishin kontaktuar zonën e stërvitjeve për të monitoruar njësitë e Marinës iraniane u identifikuan nga avionët e marinës”, ka thënë një zyrtar ushtarak iranian.

“Pas identifikimit, ne i paralajmëruam ata të largohen nga rajoni dhe anijet luftarake u larguan nga zona e stërvitjes”.

Ndryshe, kohëve të fundit janë përkeqësuar shumë marrëdhëniet me Iranit dhe SHBA-ve.

Shkruar Nga
More from Revista User

E diela fillon me tërmet

Një termët me magnitudë 3.7 ballë ka tronditur zonën e Ballshit, në...
Read More