Irani: SHBA është përgjegjëse për “mizoritë” në Jemen

Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë përgjegjëse për “mizoritë” në Jemen, nëpërmjet mbështetjes amerikane për Arabinë Saudite, që po e udhëheq një koalicion, i cili lufton kundër krengritësve huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Bahram Ghassemi, tha se deklarata e Shtëpisë së Bardhë më 24 nëntor, në mbështetje të Riadit, “qartazi dhe pa dyshim dëshmon për pjesëmarrjen amerikane dhe përgjegjësinë”, në atë që Teherani i ka përshkruar si “mizori të kryera nga Arabia Saudite në Jemen”.

Në deklaratën e Uashingtonit theksohej se është i “përkushtuar për mbështetje të Arabisë Saudite…kundër agresionit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranitdhe kundër shkeljes së dukshme të ligjit ndërkombëtar”.

Në fillim të muajit nëntor, Riadi e ka akuzuar Teheranin për “agresion direkt”, pasi forcat saudite e ndalën një raketë të hedhur nga kryengritësit huthi në drejtim të aeroportit ndërkombëtar në Riad.

Irani sundohet nga klerikët konservatorë shiitë, derisa rivali i tij kryesor në rajon, Arabia Saudite, është mbretëri me shumicë myslimane sunite.

Të dy këto shtete të Gjirit i mbështesin palët kundërshtare në konfliktet në Jemen dhe Siri.

Teherani dhe Riadi i kanë ndërprerë raportet diplomatike në janar të vitit 2016, pasi protestuesit iranianë i shkatërruan misionet diplomatike saudite në Iran, si përgjigje ndaj ekzekutimit në Riad të një kleriku të njohur shiit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rihanna shfaqet joshëse në Versace

Rihanna edhe një herë ka treguar se është një prej yjeve më...
Read More