Irma shkakton vdekjen e tetë personave

Uragani super i fuqishëm Irma ka shkakuar deri tani tetë të vdekur dhe 21 të plagosur në ishullin franko-holandez të Shën Martinit.

Irma ndodhet aktualisht në Karaibe.
Koloneli Vincent Boichard, përgjegjës për sigurinë në ishull, tha se nuk mund të i saktë për bilancin e ri të viktimave, pasi pak kohë më parë ai konfirmoi gjashtë të tilla.

Ndërkohë, autoritetet amerikane paralajmëruan banorët të përgatiteshin për një uragan me fuqi rekord që po i drejtohet Floridas, ndërkohë që kjo stuhi e quajtur Irma solli shkatërrime dje dhe sot në Karaibe.

”Kjo stuhi e kategorisë V, me erëra që arrijnë 295 kilometra në orë, është një prej më të fortave e regjistruar ndonjëherë në Atlantik”, thanë zyrtarët.

”Kjo stuhi u drejtua për në ishujt Virxhin, ndërsa alarmi për uragan kishte disa ditë që ishte vendosur në Karaibe, përfshirë edhe Porto Rikon, Republikën Dominikane, Haitin dhe Bahamasin”, njoftoi Qendra Kombëtare Amerikane për Uraganet.

Deri tani të paktën shtatë viktima nga uragani “Irma”

Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën pasi uragani “Irma” i goditi Karaibet, duke lënë pas vetes kaos dhe shkaktoi dëm të madh material.

“Uragani ‘Irma’ e shkatërroi ishullin qipriot Barbuda dhe shkaktoi dëm, i cili tani për tani vlerësohet në rreth 150 milionë dollarë ose 10 për qind nga bruto prodhimi vendor në vend”, deklaroi kryeministri i Angitvas dhe Babrbudas, Gaston Braun.

Në hovin e uraganit, në Barbuda e ka humbur jetën një person.

“Nga vështrimet e mia personale, të bëra gjatë një fluturimi gjatë katastrofës, mund t’ju siguroj se 90 për qind e ndërtesave dhe pronave në ishull janë dëmtuar në njëfarë forme, disa janë shkatërruar tërësisht, ndërsa ishulli praktikisht është i papërshtatshëm për jetë. Për ripërtëritjen e tij do të jenë të nevojshme vite”, deklaroi Braun.

Në ishull ka vetëm rreth 1.500 persona, por ai është “porti turistik” deri te vendpushimet dhe plazhet më të gjalla dhe më të pastra.

Autoritetet informojnë se ishulli Sent Martin pothuajse tërësisht është shkatërruar, ku e kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona, Në këtë ishull në ndërprerje është furnizimi me energji elektrike, ndërsa në ishullin francez Sent Bartis, sistemet e komunikimit janë në defekt. Në pjesën franceze të Sent Martin jetojnë rreth 40.000 persona, pothuajse i njëjti numër edhe në anën holandeze të ishullit.

Ministri holandez i Punëve të Brendshme Ronald Plasterk deklaroi se dëmi i shkaktuar nga uragani në këtë ishull është “i madh”, por nuk dihet në çfarë vëllimi për shkak të ndërprerjes së komunikimeve.

“irma”, e cila ka arritur kategorinë e pestë, kaloi në veri të territorit amerikan. Portoriko, ku mbi gjysma e popullatës tre milionëshe është pa rrymë. Uragani solli reshje të rrëmbyshme, të përcjella me erë të fuqishme. Autoritetet paralajmëruan se nuk do të ketë rrymë disa ditë.

Presidenti amerikan Donald Tramp shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Florida, Portoriko dhe Ishujt e Virgjëra, ku pritet të kalojë uragani shkatërrues.

Qendra kombëtare për uraganë kumtoi se janë rritur gjasat që Florida drejtpërdrejtë të goditet nga “Irma” gjatë fundjavës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ky është vendi i ëndrrave, mund të bëhesh milioner duke punuar vetëm 1 vit

Fondi sovran i Norvegjisë, më i madhi në botë, arriti për herë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.