Ironia e jetës! Tahiri: Do shkoj në burg me ata që kam arrestuar vet

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tha se e priste që një ditë mund t’i ndodhte që pisllëqet e korridoreve të politikës siç u shpreh ai, do t’i dilnin përballë rrugës së tij. Kështu, edhe kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij si i përfshirë në trafik droge, nuk është një surprizë.

Duke folur se si ka punuar me ndershmëri në shërbim të qytetarëve gjatë detyrës së tij si minsitër, deputeti socialist foli për një llum politikanësh, që edhe pse nuk e tha kurrë në mënyrë të drejtpërdrejt, kanë bërë skenarin e filmit të tij.

“E prisja një film të tillë, mund t’më ndodhte. Nuk është surprizë. E prisja që i gjithë llumi t’më vinte përballë dhe mua mund t’më ndodhë të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vet. Kam gabuar pa fund dhe s’i fshihem gabimeve. Por kam luftuar çdo ditë të ndihmoj”, tha Tahiri i ftuar në Opinion ndërsa nesër pritet të mblidhet Këshilli për Mandatet në Kuvend që do ti heqë imunitetin e deputetit Tahiri për të mundësuar arrestimin e tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Frikë nga hakmarrja, arratisen familjarët e autorëve të masakrës në Lushnje

Familjarët e autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim për masakrën e...
Read More