IS-i e transmetoi një audiomesazh për të cilin thotë se është i Baghdadit

Grupi ekstremsit, Shteti Islamik (IS), e ka transmetuar atë që thotë se është një incizim i ri audio i liderit të vet, Abu Bakr al-Baghdadi.

Data e incizimit 46 minutësh, që u paraqit nëpërmjet organizatës së lajmeve të ndërlidhur me IS-in, Al-Furqan, nuk është e qartë.

Në këtë incizim, folësi i cili tingëllon skur lideri i IS-it, duket se u referohet kërcënimeve aktuale të Koresë Veriore kundër Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai, po ashtu, flet për luftërat për bazat e forta të IS-it në qytetin Mosul, të cilin forcat e Irakut e kanë rimarrë në muajin korrik.

Ushtria e Rusisë ka thënë në muajin qershor se po përpiqej ta verifikonte nëse ai ishte vrarë gjatë një sulmi ajror të Rusisë në Siri.

Një komandant ushtarak amerikan tha muajin e kaluar se lideri i IS-it me gjasë është ende gjallë.

Shkruar Nga
More from Revista User

2.6 milionë euro për pajisje që përgjojnë “Whatsapp” dhe “Viber”

Shërbimi Informativ i Shtetit ka kërkuar 2.6 milionë euro shtesë për vitin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.