Ish-ambasadori amerikan në Tiranë: Punojmë edhe me djallin nëse avancon interesat tona

 

Shkarkimi i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson ka shkaktuar shumë debat në mediat e mbarë botës.

Ka shumë spekulime se çfarë mund të ketë sjellë largimin e tij, por thuhet se marrëdhëniet mes Tillerson dhe Trump nuk kanë qenë të mira.

Në lidhje me këtë çështje është prononcuar edhe një emër i njohur për shqiptarët, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, James Jeffrey.

Duke folur për Nju Jork Tajms, ai tha se marrëdhëniet në Departamentin e Shtetit nuk ishin të mira.

“Marrëdhëniet mes drejtuesve të lartë dhe pjesës më të madhe të Departamentit të Shtetit ishin toksike,” tha diplomati i lartë, që ka punuar me zotin Tillerson.

“Dhe ky është një mister i plotë, sepse njerëzit në Departamentin e Shtetit do të punonin edhe me djallin nëse ai avancon interesat amerikane, dhe zoti Tillerson po e bënte këtë”, tha Jeffrey.

Lëvizjet e fundit në DASH kanë ngjallur spekulimet e zakonshme edhe në Shqipëri, me plot pikëpyetje nëse do ndryshojë diçka në politikën amerikane përkundrejt Shqipërisë, ose më saktë përkundrejt palëve në Shqipëri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mbështetësit e Tahirit mblidhen para kryesisë së Kuvendit

  Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ishte duke hyrë në ambientet...
Read More