Ish-drejtori i Policisë u ekzekutua nga vrasës me pagesë

artan-cuku

Artan Hoxha ka dhënë disa detaje për vrasjen e ish-kryepolicit Artan Cuku.

Sipas tij, ai është ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

“Fakti që e kanë goditur shumë pranë banesës do te thote se e kanë studiuar me vëmendje lëvizjet e tij.

Mjeti që kanë përdorur dhe arma dëshmon që atentati ka qenë i përgatitur mirë dhe plumbat që kanë goditur në organet jetësore dëshmojmë që kemi të bëjmë me një qitës që s’ka qëlluar për herë të pare, por është i sprovuar.

Autori që e ka marrë përsipër për të kryer një atentat dhe për fat të keq e ka arritur qëllimin, është larguar dhe s’ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit janë të mbyllura”, tha Artan Hoxha.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pence: Sulmet kanë degraduar kapacitetet e armëve kimike në Siri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbledhjen e Organizatës së...
Read More