Ish-e dashura mbron biseksualitetin e Rita Orës: Nuk bëri asgjë të gabuar!

Aktorja dhe modelja e njohur, Cara Delevigne ka mbrojtur Rita Orën pasi u akuzua për tekstin e këngës “Girls”.

Këngëtarja shqiptare bashkëpunoi me Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli XCX për këngën e saj, ku thoshte se rrëfeu eksperiencën e saj në marrëdhëniet me meshkuj dhe femra.

Disa kritikë e konsideruan si një shenjë për të promovuar biseksualitetin, ndërsa Ora shpjegoi se fliste vetëm për fuqizimin e femrës në shoqëri.

Pavarësisht kësaj, bukuroshja shqiptare kërkoi falje, veprim i cili nxiti reagimin e Cara Delevigne.

“Ajo nuk bëri asgjë që të kërkojë falje. Nuk bëri asgjë të gabuar. Mendoj se nuk është e drejtë të tregosh gishtin. Më pëlqen Rita.

Unë mendoj se ajo është një artiste e mrekullueshme dhe gjithmonë e mbështes atë në atë që ajo bën. Unë nuk mendoj se është e gabuar të thuhet se eksperienca dhe fjalët e saj janë të gabuara .

Ajo është duke u krenuar për diçka dhe e thotë pa problem. Ajo po tregohet e sinqertë për dicka që ndoshta nuk ndihej rehat më parë dhe nuk ka asgjë të gabuar”,- tha modelja.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Megan Fox publikon foto të rralla të fëmijëve të saj të adhurueshëm

Megan Fox publikon në Snap foto të rralla të fëmijëve të saj...
Read More