Ish-kancelari gjerman Schroeder do të martohet për herë të pestë

Ish-kancelarI gjerman, Gerhard Schroeder, do të martohet vjeshtën e ardhshme, me partneren e tij koreano-jugore Kim So Yeon. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme rreth ceremonisë së martesës.

Kim, 48 vjeçe, ka konfirmuar për planet e martesës, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth ceremonisë. Ish-lideri i socialdemokratëve, 73-vjeç njoftoi më herët se ai dhe partnerja e tij kanë planifikuar të jetojnë mes Gjermanisë dhe Koresë së Jugut.

Schroeder deklaroi se kishte planifikuar të mësonte ta fliste më mirë gjuhën koreane dhe të bënte një “jetë normale” në vend. Kjo është martesa e tij e pestë. Ai ka dy fëmijë me ish- bashkëshorten, Doris Schroeder-Koepf.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lori Hoxha një rebele e vogël, shihni se çfarë bënte në vitin 2002!

Lori Hoxha, trashëgimtarja e gjigandit TopMedia, është një ndër personazhet më aktiv...
Read More