Ish-kreu i Policisë së Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, flet në mediat shqiptare dhe të huaja mbi çështjen “Tahiri”

Dy ditë më parë, në vijimësi të hetimeve për bandën e Habilajve, dolën në skenë edhe emra të tjerë të përfshirë në përgjimet e bëra nga drejtësia italiane.

Ndërsa, Prokuroria italiane në dokument përmendi edhe emrin e ish-oficeres Brunilda Alikaj, si shoqëruesja e Moisi Habilajt në udhëtimet në Sicili. Kjo e fundit, nga përgjimet (faqja 351), rezulton të jetë eksperte telekomunikacioni dhe në një rast udhëzon bashkëpunëtorin e Moisi Habilajt, Maridian Sulajn, që të tregohet i kujdesshëm me përdorimin e telefonit, sidomos në Itali.

Por për të mësuar më shumë rreth kësaj ish-oficereje dhe për të kuptuar nëse kishte ‘shenja’ të bashkëpunimit të saj me bandën e Habilajve, kohë më parë, Panorama ka zhvilluar një intervistë me ish-shefin e Kufirit në Vlorë, Dritan Zagani.

Në këtë intervistë, Zagani, i larguar nga Shqipëria pas akuzave për shitje të informacionit tek autoritetet italiane, ka treguar se si e njeh ai ishoficeren Brunilda, e cilësuar si mikesha e Moisi Habilajt.

Ditët e fundit ka dalë nga provat sekrete të Prokurorisë, dëshmia e një ishoficereje policie në Vlorë, mikeshë e Habilajve, e cila ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë. E njihni ju atë?

Brunën oficere, në fjalë, e kam njohur dikur nëpërmjet punës, kur kam qenë me detyrë në Policinë Kufitare Vlorë. Për aq sa e kam njohur, kisha respekt dhe me vjen keq nëse është e vërtetë që ka rënë viktimë e banditëve Habilaj.

Keni punuar bashkë gjatë kohës që ju keni qenë shef i Kufirit në Vlorë?

Gjatë kohës që kam qenë me punë në Vlorë, kam pasur në dy raste të bashkëpunoja me të nga dinamika e punës që kam pasur me sektorin e Krimit Ekonomik, ku ajo ishte si specialiste.

Keni pasur ndonjë indicie, që ajo të ketë qenë mikeshë e Habilajve gjatë kohës që keni punuar bashkë?

Siç ju thashë, në atë kohë e njihja si një grua të rregullt, familjare dhe me 3 fëmijë. Për shaka, i thoja që ti dhe unë jemi oficerë me 3 kalamaj dhe as nuk e kisha menduar si lidhje të këtyre trafikantëve, por në vendin tim dhe tëndin sot, s’ka asgjë për t’u habitur.

Ish-ministri Tahiri ka nxjerrë sot dokumentin e Prokurorisë së Katanias, e cila thotë se nuk ka nisur asnjë hetim ndaj tij. A e lehtëson pozitën e Tahirit ky dokument?

Tahiri është në një pozitë që sado të mundohen këtej, nuk ka kush i bën derman më. Atij e “mira” po i vjen nga jashtë, të ishte për aty te ne, ishte akoma ministër.

Nëse Prokuroria do t’ju thërrasë, ose do të kërkojë t’ju pyesë për ngjarjet e periudhës 2013-2015, ju jeni të gatshëm për të dëshmuar sërish?

E kam thënë gjithmonë dhe e përsëris: nuk i shmangem drejtësisë për asnjë arsye, përjashto rrezikun e familjes. Nëse do ketë një interesim serioz nga drejtësia, unë jam gati, duhet gjetur vetëm forma se si të bëhet deponimi im. Ata e kanë në dorë vetë, si dhe kur të duan.

Ish-kreu i Policisë së Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka dhënë një intervistë edhe  për median siçiliane të Katanais “Meridionews”.

Ai është shprehur se, Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili.

Zagani, duke folur për median italiane, thotë se ky trafik kishte mbrojtje në nivel të lartë, pasi shpesh paratë e krimit financonin fushatat elektorale.

”Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili. Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion, por dhe përmes detit. Kisha informacion dhe për transportin e drogës drejt Kalabrisë.

Gjatë kësaj periudhe u transferova dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. E është një rrezik i madh të transportosh 200-300 kg marijuanë në çdo udhëtim.

Do mund të ndodhte vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë. Edhe politikanët kanë përdorur paratë e krimit duke financuar madje dhe fushata elektorale. Të gjithë e dinin e janë mbyllur sytë për të lejuar mbjelljen dhe kultivimin e marijuanës”.

Ndërsa sa i takon heqjes ose jo të mandatit të deputetit të Saimir Tahiri, Dritan Zagani shprehet se:

“Parlamenti shqiptar do të votoj kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet. Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare.”

NGA: Meridionews

Pas publikimit të përgjimeve të Meridio News ndërmjet kushërinjve të ish-ministrit Saimir Tahiri të akuzuar për trafik droge ndërhyn nga Zvicra Dritan Zagani, polici që ishte i pari që denoncoi lidhjen: “Nuk jam i lumtur për atë çfarë po ndodh. Mafia është shumë e fortë”.

Shqipëria mbetet kanali i preferuar për furnizimin me marihuanë në Sicili. Gjatë viteve kanë ndryshuar mënyrat e përdorura nga trafikantët?

Deri në vitin 2014 kisha shumë informata për udhëtimet e kamionëve, por edhe nga deti me anijet e peshkimit. Unë gjithashtu kisha informacione për udhëtime në Kalabri. Gjatë asaj kohe u transferova dhe shërbimet sekrete më kanë informuar se droga është trafikuar edje me aeroplanë të vegjël. Ato paraqisnin një rrezik të madh për të mbajtur 200-300 kilogram marihuanë gjatë çdo udhëtimi.

Kjo mund të ndodhë vetëm me mbulime të nivelit të lartë. Unë gjithmonë kam denoncuar korrupsionin. Por problemi i vërtetë është kur ata i përkasin agjencive të zbatimit të ligjit që gjithashtu kanë interesa në trafikun e drogës. Edhe politikanët kanë përdorur gjithashtu paratë e krimit, madje kanë financuar fushatat elektorale.

E gjithë bota e di se ata i kanë mbyllur sytë duke i hapur rrugë kultivimit dhe shitjes së marihuanës. Unë mund të them me siguri se do të luftoj deri në fund dhe do t’i çoj këta persona përpara gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.

I pyetur nëse Parlamenti shqiptar do i hape rruge arrestimit te Tahirit, Zagani shprehet: Ai nuk do të votojë pro sepse Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri më të gjatë që nuk mund të bjerë. Sepse me të do të bjerë qeveria shqiptare.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Reformë fiskale për çfarë dhe ku?

Një zhvendosje e modelit neutral të tatimit të të ardhurave drejt një...
Read More