Ish-ministri Panariti: Qumështi në Shqipëri me lëndë kancerogjene? “Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!!


Një ditë pasi u bë subjekt diskutimesh në Kuvend për një kontratë me familjen e Klement Balilit, ish-ministri Edmond Panariti thotë se Shqipëria mund të jetë në prag të një megaskandali.

Sipas ish-ministrit të Bujqësisë, qumështi në Shqipëri dyshohet se është me substanca kancerogjene.

“Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! ..

Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine.

Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik.

Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit.

MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera.

Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato.

Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet,” shkruan Panariti.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Për Ana Kareninën e ditëve tona

Nga Alda Bardhyli - Nuk ka asnjëherë një të vërtetë të vetme në...
Read More