“Ish-policët e shpallur në kërkim fitojnë azil politik”

Berisha: E pabesueshme por e vërtetë! Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela të shpallur në kërkim nga prokuroria po mbrohen drejpërdrejt nga Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Haki Cako.

Ish-kryeministri Berisha, akuzon kryeministrin Rama, ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreune policisë së Shtetit, Haki Cako për “zhdukjen” e ish-drejtuesve të policisë për të cilët ka tashmë një flet arrest, pasi akuzohen për përfshirje në grup kriminal të trafikut të drogës.

“Nuk ka asnjë gjurmë të tyre 24 orë pas prerjes së fletë-arresteve”, thekson Berisha duke akuzuar krerët e shtetit se po mbrojnë ish-drejtuesit e policisë të përfshirë në trafik droge.

Statusi i plotë në facebook i ish-kryeministrit

Breaking News!
E pabesueshme por e vertete!
Qytetari dixhital informon:
Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela fitojne azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise.
Te dashur miq, sot, kur te gjithe shqiptaret po presin me zemer te ngrire para mediave prej 24 oresh arrestimin bazuar ne urdher arrestin e prokurorise te kater narkodrejtoreve, lajmet e fundit jane historike dhe unike.

Ato bejne me dije se vete Noriega, se bashku me Fatmir dhe Haki Drogen, kane vendosur dhe iu kane dhene azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise, kater te persektuarve politik per drogen, narkodrejtoreve, baroneve me uniforme te saj; Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela. Ata e moren kete vendim historik pasi bllokuan drejtesine per arrestimin e Saimir Tahirit, princit te zi te narkoshtetit.

Ne dekretin e Norieges, per motivacionin e dhenies se azilit politik kater baroneve me uniforme te droges lexohet:

Narkodrejtoreve dhe baroneve te nderuar te droges Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela iu akordohet azili politik ne Narkoshtetin e Shqiperise per kontributin e tyre tejet te çmuar ne ndertimitn e Narkoshtetit.

Keta barone fisnik te droges punuan me perkushtim te madh per te shnderruar ne realitet zotimin solemn elektoral te Edvin Kristaq Rames para shqiptareve se “do ndertojme shtet”, çka vetekuptonte Narkoshtetin e pare ne Europe dhe te dyte ne bote!
Ky dekret hyn ne fuqi menjehere! Por ky dekret eshte i perkohshem, arsyet do t’i shpjegojme me vone?!?!

Firmosur:
Edvin Kristaq Rama alias Noriega,dv
Kunder firmosur: mekembesit e Norieges
Fatmir Droga,dv; Haki Droga,dv
Tirane me 22:11:2017

Shkruar Nga
More from Redaksia

Thatësira, 100 mln $ import energjie për 3 muaj

Jo vetëm korporata elektroenergjitike, por edhe kompania e shpërndarjes së energjisë do...
Read More