Ish-presidenti George Bush flet për herë të parë mbi marrëdhënien e tij me Michelle Obama

george-w-bush-dhe-michelle-obama

Ish-presidenti amerikan George W Bush ka folur për herë ta parë në lidhje me marrëdhënien e tij me Michelle Obaman dhe për afeksionin që ka për ish-Zonjën e Parë të SHBA-së.

Duke folur në një intervistë televizive, Bush tha se ndihet tepër i afërt me ish-Zonjën e Parë dhe se ajo arrin të kuptojë sensin e tij, ndryshe nga të tjerët.

“Ajo e pëlqen sensin tim të humorit dhe cdokush që pëlqen shakatë e mia është automatikisht miku im”, tha ish-presidenti.

Dyshja janë fotografuar duke u përqafuar dhe duke u kapur për dore në një numër të madh eventesh gjatë viteve të fundit, shkruan “NBC NeWs”.

Vitin e kaluar, një foto ku Michele dhe Bush shiheshin në një “përqafim të ngrohtë”, në Muzeun Kombëtar të Historisë bëri bujë në internet, duke i befasuar të gjithë me miqësinë e tyre të ngushtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjashtë arsye përse femrat braktisin meshkujt që duan

Dashuria nuk ka gjykim, nuk ka agjendë, është pa paragjykim dhe pa...
Read More