Ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë, pranga të riut nga Fieri

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë”.

Burime nga policia lokale pohuan se Jorges Kollçaku akuzohet se në datën 26 prill të këtij viti, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës shtetasin M.Z, banues në lagjen “Kongres i Përmetit” në Fier.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Jorges Kollçaku, 31 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal. Shtetasi Jorges Kollçaku në datën 26.04.2017, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës shtetasin M.Z, banues në lagjen “Kongres i Përmetit”, Fier.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 12 shtator 2017

Dashi Ne përgjithësi lidhja juaj do jete e qëndrueshme dhe nuk priten...
Read More