ISIS-i nis hakmarrjen ndaj ushtrisë siriane: 12 ushtarë dhe 20 xhihadistë vdiqën në luftimet e dhunshme

isis-103

Grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) ndërmori një ofensivë hakmarrëse në zonat proqeveritare në qytetin sirian të rrethuar në Deir Ezzor, ku më shumë se 30 persona u vranë gjatë konfrontimeve.

”Të paktën 12 ushtarë dhe 20 xhihadistë vdiqën në luftimet e dhunshme që u shënuan gjatë pasdites në këtë qytet në pjesën lindore të vendit në luftë”, saktësoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

ISIS-i që kontrollon 60 për qind të qytetit nisi mëngjesin e sotëm një ofensivë për të vënë kontrollin në disa zona që kontrollohen nga regjimi, si dhe të një aeroporti të rëndësishëm ushtarak aty pranë, sipas OSDH-së.

Shkruar Nga
More from Revista User

Prangoset pas 3 vitesh në kërkim Genis Mëhillaj, porosiste Julian Sinanajn për vrasje me pagesë

Policia e Tiranës ka arrestuar të shpallurin në kërkim Genis Mëhillaj, i...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.