ISIS shton kërcënimet: Sulm ndaj SHBA dhe vendeve të koalicionit

Zëdhënësi zyrtar i ISIS, Abul-Hasan Al-Muhajir ka bërë thirrje për sulme ndaj SHBA dhe vendeve të koalicionit që sulmojnë Shtetin Islamik.

Lajmi u bë publik nga analistja Rita Katz në Twitter, e cila i referohet një fjalimi të publikuar në internet nga Al-Muhajir, shkruan La Reppublica.

Abul-Hasan Al-Muhajir foli gjithashtu për një “fazë të re” për luftën e ardhshme kundër Rusisë dhe Iranit:

“Bëni këto vende teatrin e të gjitha veprimeve tuaja, në mënyrë që paganët dhe rusët të shijojnë pak ferrin e tiranisë së tyre”.

Këto thirrje vijnë në një kohë kur pritet dënimi ndaj Salah Abdeslam, i vetmi i mbijetuar i sulmeve të Parisit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Çfarë kontrasti! Real Madridi ka 46 Champions; Liverpool vetëm një

Real Madridi dominon në Ligën e Kampionëve, siç e tregojnë edhe tre...
Read More