ISIS vret 7 persona në Siri

siri

Bombardimet nga militantët e Shtetit Islamik vranë së paku shtatë persona në qytetin sirian lindor Deir al-Zor natën e së dielës, tha një grup i monitorimit të luftës.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me bazë në Britani, e cila monitoron luftën, tha se militantët vazhduan të depërtojnë në rrethet e qytetit që kontrollohet nga qeveria, raporton Reuters.

Shteti Islamik mban nën kontroll shumicën e provincës Deir al-Zor, përveç një enklavë në qytet dhe një baze ajrore që kontrollohet nga forcat qeveritare.

Militantët kanë rrethuar këto rrethe për gati dy vjet. Qeveria siriane dhe aleati i saj rus kanë dërguar lëshime ndihma në zonën e rrethuar, ku jetojnë rreth 200,000 njerëz, pa ushqim dhe ilaçe.

Provinca Deir al-Zor lidh territoret e kontrolluara nga Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Shkruar Nga
More from Revista User

Doni të bëheni i suksesshëm? Mos punoni shumë

Kur kemi qenë fëmijë na është thënë se duke punuar shumë mund...
Read More