Ismet Haxhia: Fatos Klosi na kërkoi të sulmojmë Berishën



izet haxhiaIsmet Haxhia, vëllai i Izet Haxhisë, pasi ka kryer 15 vite burg me akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e Azem Hajdarit, ka dhënë një intervistë për të përditshmen Dita.

Ai thotë në fillim të intervistës se është persekutuar nga politika dhe drejtësia, duke shtuar se nuk e pranon krimin e vrasjes së Azem Hajdarit.

“Unë nuk mund të pranoja një krim kaq të shëmtuar, siç është vrasja, duke mos qenë përgjegjës për këtë. Këtë dhuratë e kam nga Fatos Klosi dhe Arben Rakipi dhe tutorët e tyre në politikë,” thotë 62-vjeçari.

I pyetur se si ka mundësi që pasi mbaroi inxhinierinë, përfundoi si drejtues policie, ai thotë: “Pas vitit 1992 kam ngelur pa punë për shkak të bindjeve politike të majta. Pas ngjarjeve të vitit 1997 më ofruan për shef të komisariatit në Tropojë”.

I pyetur se çfarë i lidh vëllezërit e majtë Haxhia me Sali Berishën, ai thotë: “Qenia tropojan e Berishës”.

Për Berishën ai thotë se është një njeri që e do pushtetin më shumë se çdo gjë tjetër.

“Për fat të keq e ka humbur shpirtin për politikën dhe së fundmi veç cilësive të malësorit, ka humbur edhe një pjesë të mendjes,” thotë ai.

Ismet Haxhia thotë se vëllai i tij, Izeti ka ikur nga PD pa asnjë dyshkë në xhep.

Madje shton se Izeti ka shitur pistoletën për të respektuar vjehrrin e tij, pasi nuk kishte asnjë lekë.

“Dhe në këtë gjendje ishte pikërisht ai, të cilit i kishin ofruar 100 mijë marka në Vlorë nga trafikantë droge, vetëm që ai të hante një drekë me ta e më pas ta përdornin emrin e tij për punët e tyre të pista dhe që Izeti i ka refuzuar me neveri”.

Pasi e quan vëllain e tij kaq të pastër, Ismeti thotë se: “Në vitin 2000, Fatos Klosi kërkoi ta takonte Izetin, me ndihmën time, dhe ta dispononte kundër Berishës, pikërisht këtë që po bën sot. Atëherë e refuzuam kërkesën e Klosit”.

Por përse ka shpërthyer Izeti tani?

“Sepse dikush nga Tirana e kishte vënë në dijeni se Berisha, në një mjedis me miq të tij, njëri prej të cilëve edhe mik i Izetit, kishte thënë se Azemin nuk e kam nxjerrë unë në pritë, por Izet Haxhia. Këtu filon zanafilla e shpërthimit të tij të vonuar”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Shpërthen Meidani: Peshku po qelbet nga koka, nuk mund të ecet më tej

Për ish-Presidentin Rexhep Meidani në disa media online u tha gjithçka. U...
Read More