Itali: E dhunojnë barbarisht dhe e hedhin nga makina, vdes 20-vjeçarja shqiptare

Një 20-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Angela Meçani, ka ndërruar jetë në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20:00 të mbrëmjes, raporton Ora News.

Mësohet se vajza e re ishte paraqitur në spital mbrëmjen e së shtunës, e dhunuar në mënyrë brutale.

Mediat italiane raportojnë se ajo ishte rrahur dhe më pas ishte hedhur nga një makinë që ecte me shpejtësi në unazën e jugut.

Sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm, pasi në trup kishte shenja goditje.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për policinë se: “Dikush hodhi një person nga makina e tij dhe u arratis”. 

Dyshohet se vajza ishte një prostitutë, megjithatë policia është në proces hetimi për të kuptuar nëse natën e së shtunës Meçani hyri në makinën e klientit të gabuar apo dikush dëshironte ta bënte të paguajë për diçka.

Megjithatë duket qartë se ai, apo ata që e hodhën në rrugë, e donin të vdekur dhe madje ishin të bindur se e bënë kur u larguan me makinë.

Hetuesit janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrugën që ka bërë makina, nga e cila u hodh vajza.

Shpresat janë se kamerat e sigurisë të kenë kapur imazhin e burrit apo burrave që ishin në makinë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

IT Open Days: Studentët e UET, internshipe dhe punësim pranë Infosoft

Departamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës, në bashkëpunim me InfoSoft Systems organizuan...
Read More