Itali: Kapet 1 ton drogë. Berisha: Ja kush e nisi gomonen me një ton drogë nga Vlora

Nje operacion i madh antidroge ne Itali ka sekuestruar nje sasi prej 1 ton marijuane dhe ka vene ne pranga tre skafistet, dy prej te cileve shqiptare nga Vlora.

Mediat italiane bejne me dije se droga eshte kapur ne brigjet e Salentos dhe kap nje vlere ne treg me shume se 10 milione euro.

Sipas policise, gjithe sasia e doges ishte e paketuar dhe maskuar ne pjesen fundore te skafit, i cili shtoi shpejtesine ne momentin qe u pikas nga forcat policore.

Policia kishte dyshime pasi skafi ishte i zhytur shume poshtë, nderkohe qe pas kontrollit droga u gjet e paketuar ne 49 pako.

Pas ndjekjes policia mundi te beje ndalimin e skafisteve, dy shqiptare nga Vlora, M. A., 34 vjeç dhe  A. E., 30 vjeç dhe nje italin 65 vjecar. Nuk ka ende te dhena per menyren se si funksiononte rrjeti i trafikut.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni antidrogë është zhvilluar dhe në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Anija u kap nga mjetet ajrore në brigjet e Santa Maria di Leuca. Trafikantët po udhëtonin në mes të ditës të maskuar si turistë. Ndërkohë që skafi u pikas në një zonë luksoze turistike.

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë A.M 34 vjec , E.A 30 vjeç , të dy nga Vlora si dhe shtetasi italian M.G 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, këtë herë është tentuar që kanabisi të futet në Itali në mes të ditës, duke dashur që gomonia të përzihej me mjetet e tjera lundruese.

Pas disa minutash ndjekjeje mjeti lundruesh është ndaluar me 3 skafistët në bord.

Sipas policise, gjithe sasia e doges ishte e paketuar dhe maskuar në pjesën fundore të skafit, i cili shtoi shpejtesine në momentin që u pikas nga forcat policore.

Në brendësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuana.

Droga e sekuestruar sipas financës italiane do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.

Policia italiane ka zhvilluar një operacion anti-drogë ku ka sekuestruar nje sasi prej 1 ton marijuane dhe ka venë në pranga tre skafistët, dy prej të cileve shqiptare nga Vlora.

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në ceremoninë e nisjes së drogës merrte vetë pjesë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Postimi i plotë

Narkoqeveria Rama, eksportues i pare i krimit ne Europe! Autoritetet Italiane kapin nje ton droge te fresket te nisur nga Vlora!

Ne ceremonine e nisjes merrte pjese Forca e Krimit dhe vete Xhafa i droges!

Shikoni foton e droges te kapur ne Bregun tjeter te Adriatikut dhe lexoni shkrimin e mediave. sb

“Kapet gomonia me 1 ton kanabis nga Shqipëria

Nje motoskaf me 1 ton kanabis sativa eshte kapur ne Itali. Sic shkruajne mediat fqinje, ne pranga jane vene 3 skafiste.

Kete here trafikantet kane udhetuar ne mes te dites, duke dashur qe te perzihen me mjetet lundruese.

Por Guardi di Finances nuk i kishte shpetuar gomonia e fuqishme qe udhetonte drejt brigjeve italiane.

Motovedetat kane mundur te bllokojne gomonen pas nje ndjekje te shkurter dhe brenda saj kane gjetur 49 pako me kanabis me peshe totale afersisht 1 ton.

Ne pranga jane vene tre skafistet, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 23 maj

  Dashi Mundohuni që të gjeni më shumë mundësi për të pushuar,...
Read More