Itali, Lëvizja 5 Yje kërkon referendum për euron

15/03/2013 Roma, prima seduta della XVII Legislatura alla Camera dei Deputati. Nella foto Alessandro Di Battista

Një zyrtar i lartë i partisë italiane anti-stabiliment Lëvizja 5 Yje, i bëri jehonë dje thirrjes së partisë së tij për referendum mbi monedhën euro, duke sinjalizuar se anëtarësia në monedhën e vetme mund të kthehet në një prej çështjeve kyçe të zgjedhjeve të ardhshme.
Alessandro Di Battista, tha për të përditshmen gjermane Die Welt se nuk mbështeste daljen nga BE, por vetëm referendumin për euron. “Euro dhe Evropa nuk janë e njëjta. Ne duam që italianët të vendosin për valutën”, tha ai.
I pyetur nëse partia e tij i kishte marrë parasysh pasojat e largimit nga monedha euro, Di Battista tha se i kishte kuptuar shumë mirë pasojat “e hyrjes në euro”. “Monedha e vetme ka tkurrur fuqinë blerëse të italianëve, ka shtuar papunësinë dhe privimin shoqëror. Nëse Evropa nuk dëshiron të shpërthejë brenda vetes, duhet ta kuptojë se nuk mund të vazhdohet kështu”, tha Di Batista.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përplaset për vdekje një person në Rinas

Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Rinas. Mësohet se...
Read More