Itali, pranga 29 vjeçarit shqiptar, dy shokët e grabitjeve u arrestuan pak ditë më parë

Një shqiptar kas përfunduar në prangat e policisë italiane nën akuzën e vjedhjeve të shumta. Artur Gega, 29 vjeç, ishte pa dokumente të rregullta në Itali, u kap në një fast-food nën akuzën e vjedhjes.

Pas një kontrolli shtëpiak të kryer në një fermë në Ortona, skuadra e policisë në Chieti ku jetonin katër shqiptarë, duke përfshirë edhe Gegën, ka gjetur bizhuteri ari, syze të shtrenjta, vlera e të cilëve kap shifrën e 2 mijë eurove, ndërsa janë gjetur edhe 1900 euro si dhe sende të tjera të vjedhura.

Policia ka zbuluar gjatë hetimeve se pjesa më e madhe e mallrave janë vjedhur nga banesa dhe biznese në mes të 29 tetorit dhe natën e 3 nëntorit të këtij muaji.

Në kuadër të hetimeve, prokurori i Chietit kërkoi masën e sigurisë arrest me burg më 16 nëntor për dy të dyshuarit e tjerë, Ervis Osmani, 34 vjeç nga Bulqiza dhe Alfons Bushi, 26 vjeç nga Shkodra. Ndërkohë, është në kërkim edhe një shqiptar i katërt.

Mediat lokale italiane shkruajnë se Gega është dënuar edhe në vitin 2014 për të një vepër penale. Ai është dërguar në burg pas arrestimit në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.

Shkruar Nga
More from Revista User

Anija shqiptare “Oriku” ndalon gomonen me 60 emigrantë sirianë

Anija shqiptare “Oriku” ka realizuar me sukses ndalimin e emigrantëve të paligjshëm...
Read More