Itali – Protesta të dhunshme në Napoli kundër vizitës së Matteo Salvinit

protesta-ne-napoli

Protesta e manifestime të dhunshme janë zhvilluar pasditen e së shtunës në Napoli, pas vizitës në këtë qytet të kreut të Lidhjes së Veriut Matteo Salvini.

5 persona janë arrestuar e disa të tjerë janë plagosur nga përleshjet e manifestuesve me forcat e rendit.

Lideri i së djathtës ekstreme italiane Lidhja e Veriut ndodhej në këtë qytet për të marrë pjesë në një event të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve.

Rreth 2000 manifestues aktivistë të qëndrave, sociale, organizatave e shoqatave kanë protestuar kundër mbërritjes së Matteo Salvinit në qytetin e tyre.

Matteo Salvini jo pak herë publikisht e politikisht është shprehur me nota negative ndaj popullsisë së Italisë së jugut, ndaj napoletanëve në përgjithësi e qëndrimi i tij i gjykuar racist, janë arsyet kryesore të këaj proteste.

Në një konferencë shtypi të improvizuar në mes të protestës, aktivistët e qëndrave sociale kanë deklaruar se “do të firmosin një letër dëbimi popullor të Matteo Salvinit nga qytetit i Napolit.

“Lideri i Lidhjes së Veriut është person i padëshërueshëm në qytetin tonë e ky është gjykimi i popullit”, janë shprehur ata.

Disa aktivistë kanë përdorur bomba me ajër, gurë e mjete të forta për t’u përleshur me forcat e rendit, që u përpoqën të ndalonin manifestuesit që kërkonin të mbërrinin në vendin ku Matteo Salvini po mbante fjalimin e tij.

Nën slloganet “Napoli antifashista” “Salvini ik nga Napoli”, manifestuesit kanë protestuar prej orës 14.00 e deri në orët e vona të pasdites së të shtunës nëpër rrugët e Napolit.

Kundër vizitës së Matteo Salvinit në këtë qytet është shrpehur disa ditë më parë dhe vetë kryebashkiaku i Napolit De Magistris.

Edhe Guvernatori i rajonit të Pulias e kandidati i ardhshëm për drejtimin e Partisë Demokratike, Michele Emiliano ka deklaruar se “Matteo Salvini më mirë mos të kishte mbërritur në Napoli, vjen vetëm për të provokuar e zemëruar një qytet të tërë. Napoli është kryeqëndra e jugut të Italisë e më këtë vizitë lideri i Lidhje së Veriut ka ndezur zemërimin e të gjithë popullsisë e jugut. ”

Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë nuk dini për marrëdhëniet seksuale pas të 50-ave

Seksi na ndihmon të relaksohemi, të pastrojmë sistemin tonë imunitar dhe të...
Read More