Italia kufizon përdorimin e ujit për ujitje, pishinat e lavazhet

Thatësira në shtetin fqinj Itali ka prekur nivele alarmante dhe duket se kjo gjendje shkon më tej, duke parë edhe krizën hidrike me të cilën po përballet i gjithë gadishulli.

Pas kërkesës drejtuar qeverisë për shpalljen e gjendjes së emergjencës, gjendje e cila u bë edhe më kritike ditët e shkuara nga Emilia Toskana, Veneto dhe Sardenja, Këshilli i Ministrave ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincat e Parmës dhe Piaçencës.

Mediat italiane shkruajnë se për t’i bërë ballë thatësirës nëpër fusha dhe për të garantuar ujë të pijshëm në të gjithë rajonin, u organizua një takim me përfaqësues të konsorciumit, shoqatat e agrikulturave dhe menaxhues të shërbimit hidrik.

Gjithashtu thuhet se kritike është gjendja edhe në Toskanë. Thatësira në Itali ka prekur kryesisht pellgun ujor dhe Alpet perëndimore, si edhe liqenin e Bracciano-s, në Lazio dhe Sardenjën, thotë në një deklaratë Ministria e Mjedisit.

Ndërkohë në Italinë Qendrore, “situatë më problematike paraqitet sigurisht në Romë dhe komunat përreth, që lidhet kryesisht me situatën në liqenin e Bracciano-s, niveli i të cilit, në fund të majit ishte +5 cm mbi zero. Në Sardenjë, “viti i kaluar rezulton të ketë qenë viti më i thatë, nga vëzhgimet e kryera që nga viti 1922”.

Lidhur me këtë situatë, kryebashkiakja e Romës Virginia Raggi ka lëshuar një urdhëresë e cila kufizon përdorimin e ujit për të ujitur kopshte e bahçe, mbushjen e pishinave, larjen e automjeteve.

Urdhëresa do të jetë në fuqi deri në shtator, në të gjithë territorin e Romës kryeqytet. Kjo nismë lejon përdorimin e ujit të pijshëm për përdorim shtëpiak e sanitar, përfshirë edhe shërbimet publike që kanë të bëjnë me higjienën urbane. Strukturat përkatëse do të kryejnë kontrolle për të verifikuar respektimin e kësaj urdhërese.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksidentohet për vdekje këmbësorja 80-vjeçare

Një grua 80-vjeçare e cila ka qenë duke ecur në rrugën internacionale...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *