Italia na la me ‘gojë hapur’ me zero pikët e saj, ja çfarë shkruan Ermal Meta

 

Që prej mbrëmjes së finales së Eurovisionit komentohet shumë fakti që Italia nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë ndërsa vendi ynë e vlerësoi Italinë me pikë maksimale.

Pas kësaj ka reaguar edhe Ermal Meta, këngëtari me origjinë shqiptare që përfaqësonte Italinë këtë vit në Eurovision.

Në një status në Twitter, Ermali shkruan se nuk e kupton pse Italia veproi kështu dhe se ai do t’ja kishte dhënë Shqipërisë.

“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Zëri i Eugentit është mbresëlënës”, ka shkruar Ermali.

Kujtojmë që Italia u rendit në vendin e 5 ndërsa Shqipëria në vendin e 11.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘4 politikanët e lidhur me krimin’: Si u lexua ‘bomba’ e Lu

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, arriti dhe njëherë të dominojë lajmet...
Read More