Italia para zgjedhjeve të reja

Më 4 mars 2018 Italia do të zgjedhë një parlament të ri. Presidenti italian Sergio Mattarella shpërndau parlamentin duke hapur rrugën për fillimin e fushatës zgjedhore.

Deri në deri në zhvillimin e votimeve socialdemokrati Paolo Gentiloni do të vazhdojë detyrën e kryeministrit. Data për zgjedhjet është caktuar më 4 mars.

Në sondazhe kryesojnë tri kampe

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në garë tri kampet kryesore. Në plan të parë është aleanca e qendrës së djathtë Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni me partinë populiste të djathtë Lega Nord. Aktualisht ky kamp kryeson në sondazhe me rreth 35 përqind.

Në vendin e dytë renditet me rreth 28 për qind lëvizja Pesë Yje e komedianit Beppe Grillo.

Kampi i tretë është ai i Partisë Demokratike në pushtet, i kryesuar nga kryeministri i fundit, Matteo Renzi, i cili u largua nga posti pas një referendumi kushtetues vitin e kaluar. Sipas sondazheve kjo partia mund të fitojë aktualisht rreth 25 përqindtë votave.

Shkruar Nga
More from Revista User

Endrra amerikane, cilat janë tre rrugët për të fituar GreenCard

Diskutimet për përfundimin e programit të imigracionit në SHBA përmes llotarisë për...
Read More