Italia ‘pezullon’ Schengen deri më 30 maj, kontrolle të jashtëzakonshme në pikat kufitare

epa04505610 A view of Schengen's sign in the village of Schengen, Luxembourg, 14 October 2014. EPA/NICOLAS BOUVY

Për arsye sigurie të lidhura me samitin e G& të Taorminas do të ketë më kontrolle intensive në pikat kufitare, tokësore, ajrore apo detare.
Dy ditë më parë Ministria e Brendshme e Italisë ka shpërndarë një komunikatën në të cilën njoftohet pezullimi i traktatit të Schengenit nga data 10 deri më 30 maj. Vendimi, që ka të bëjë me të gjitha pikat hyrëse në shtetin italian është marrë nga qeveria për arsye sigurie në kuadër të samitit G7 që do të mbahet në Taormina më 26 dhe 27 maj dhe aktiviteteve të tjera të lidhura me ta, mes të cilëve G7 e ministrave të financës të BE-së që do të mbahet në Bari nga 11 deri në 13 maj.

Zakonisht një vendim i tillë merret pasi është njoftuar më parë Komisioni Europian, dhe publikohet në faqen zyrtare por kësaj radhe nuk ka ndodhur kështu, megjithatë kjo gjë nuk e ka ndaluar qeverinë të zbatojë kontrollet e jashtëzakonshme në kufij, çfarë është një pezullim de facto i traktatit.

Pezullimi i Schengen, traktati që parashikon lëvizjen e lirë të njerëzve mes shteteve që e kanë nënshkruar, do të sjellë kontrolle të shumta të dokumenteve të udhëtarëve që janë tranzit në stacione, porte apo aeroporte edhe për ata që vijnë nga vendet e të ashtuquajturës “hapësira Schengen”, pra gati për të gjitha vendet e BE-së plus Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin.

Kontrollet më të mëdha do të bëhen për personat që hyjnë në Itali, jo ata që dalin nga kufijtë kombëtarë.

ENAC, Enti Kombëtar i Aviacionit Civil ka ftuar të gjithë pasagjerët që do të marrin një avion nga 10 maji deri më 30 maj të shkojnë në aeroport shumë më herët se normalisht në mënyrë që të mos kenë probleme dhe vonesa nga kontrolli i shtuar i dokumenteve.

ENAC iu ka kërkuar gjithashtu kompanive ajrore vendase dhe të huaja që operojnë në Itali të paralajmërojnë klientët e tyre për të rejat, për të kufizuar në minimum dëmet. Disa aeroporte italiane madje kanë pohuar se mund të ketë radhë të gjatë për pasagjerët që hyjnë në vend.

Në faqen e saj zyrtare, Ministria e Punëve të Brendshme shkruan: “Masat e jashtëzakonshme synojnë parandalimin e rrezikut të hyrjes dhe daljes nga territori të personave potencialisht të rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë dhe në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e samitit Taormina.”

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 14 mars 2017

Dashi Një mundësi e mirë fitimi mund të trokasë në derën tuaj...
Read More