Ivanka humbet pikë për shkak të fustanit

imageedit_2_5820706084

Vajza e madhe e Presidentit Donald Trump është vënë në qendër të sulmeve. Shkak është bërë një fustan me vlerë 5,000 $ që ajo veshi të shtunën në një mbrëmje me bashkëshortin, tani këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner.

Ivanka Trump, e cila ka krijuar pasurinë e saj me anë të biznesit në fushën e modës, e postoi foton ku kishte veshur fustanin e shkëlqyeshëm, ngjyrë argjendi, gjatë natës të së shtunës, kur avokatë dhe protestues po bënin thirrje për lirimin e imigrantëve.

Të paktën 100 prej tyre mbahen nën kontroll dhe mijëra të tjerë janë ndaluar të vijnë në Amerikë, pasi Presidenti Trump nxori një urdhër për ndalimin e imigracionit nga shtatë shtete myslimane për 90 ditë dhe ndaloi përgjithmonë ardhjen e refugjatëve sirianë. Ky vendim shkaktoi menjëherë rrëmujë në aeroportet brenda dhe jashtë Amerikës.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner, në Washington, po merrnin pjesë në darkën e përvitshme të Alfalfa Club, një ngjarje pompoze ku marrin pjesë çdo janar agjentët më të fuqishëm të bursës. Por si i ati që theu traditën dhe nuk mori pjesë, ashtu dhe ajo që ishte veshur me një fustan pompoz, u konsiderua si një veprim jashtë kohe nga shumë njerëz të prekur nga ligjet e reja.

Atë e kanë krahasuarme Marie Antoinette-ën për jetën luksoze në një kohë kur situata nuk është aspak e qetë. Disa kanë zgjedhur humor edhe më të hidhur duke e vënë fustanin e saj përballë mbështjellëseve që përdoren për të ngrohur refugjatët sirianë që i ati sapo ndaloi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Merr fund ‘bllokada’, tani mund ta vizitoni të gjithë ‘Pallatin e Zogut I’

Një nga vendet më të mistershme të kryeqytetit, që vitet e fundit...
Read More