Izet Haxhia vetëdorëzohet në polici: Meqë nuk erdhën të më merrnin…

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e demokratit Azem Hajdarit, ka njoftuar se është vetëdorëzuar në policinë turke, me qëllim ekstradimin më pas drejt Shqipërisë.

Ka qenë vetë Haxhia që ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një statusi në ‘Facebook’.
 
“Meqë nuk erdhen të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke,” shkruan Haxhia, ndërkohë që ende nuk ka ende informacione zyrtare rreth këtij fakti.
Sipas News24, Haxhia e ka konfirmuar për ta vetëdorëzimin.

Kujtojmë se ekstradimi i tij drejt Shqipërisë u vendos nga gjykata turke pak muaj më parë.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë.

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, por arriti të fitonte betejën gjyqësore dhe drejtësia e vendit turk ka urdhëruar që ai të mos largohet nga vendi, duke penguar edhe ekstradimin deri tani.

Pasi Sali Berisha erdhi në pushtet, kërkoi kthimin e emrit të tij në listën e Interpolit. Por vetëm 1 muaj më parë Gjykata turke vendosi që të lejonte ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Best Female Singer: Ermonela Jaho, finaliste mes yjeve botërore

Ermonela Jaho, finaliste në Bachtrack Opera Awards në kategorinë ‘Best Female Singer’....
Read More